FINALIZOHET BINJAKËZIMI MES BASHKISË MIRDITË DHE KOMUNËS ARBËRESHE TË SAN COSMOS, ITALI.
Me datë 22 dhjetor 2024, u shënua dita e dytë e vizitës së ndërsjellë të komunitetit Arbëresh në Mirditë, në kuadër të formalizimit të binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Komunës San Cosmo Albanese, Itali.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm shumë të ftuar dhe miq të Mirditës, përfshirë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Presidentin e Fondacionit Arbëresh, Kryetarin e Komunës së Junikut, Kosovë, Drejtorin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij Kosovë etj.
Në sheshin “Abat Doçi” Rrëshen u zhvilluan aktivitete të shumta artistike dhe kulturore, ku qytetarë dhe personalite të shumta festuan së bashku me komunitetin arbëresh.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, duke falenderuar të gjithë partnerët për angazhimin e tyre në realizimin e projekteve të përbashkëta që lidhin tashmë ngushtësisht Mirditën me arbëreshët e Italisë dhe vëllezërit tanë të Kosovës.
Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e këtij binjakëzimi dhe të bashkëpunimeve të rëndësishme siç ështe projekti Mirdita-Junik i mbështetur nga Komisioni Europian dhe që sjellin zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve tona, duke krijuar mundësi të reja për avancimin kulturor, ekonomik dhe social.
0 Comments