Të dashur bashkëqytetarë!
Në përmbyllje të vitit 2024, plot sfida për secilin prej nesh si individë dhe komunitet, po pasqyrojmë disa nga arritjet dhe punët e realizuara nga Bashkia Mirditë gjatë këtij viti.
Përmes angazhimit të vazhdueshëm, jemi përpjekur të adresojmë nevojat dhe kërkesat e shumta të qytetarëve, duke u përqendruar në fushën e infrastrukturës, arsimit, çështjeve sociale, mbrojtjes së mjedisit, bujqësisë, zhvillimit të turizmit etj.
Përmirësimi i Infrastrukturës.
– Janë kryer ndërhyrje në përmirësimin e shtresave asfaltike në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Rrëshenit si: Blloku nr 1, Blloku nr.2 + Sheshet dhe Rruga Oazi i Gjelbërt (Unaza Vogël).
– Është ndërtuar mbrojtja lumore nga Përroi Jezull, në fshatin Jezull, si dhe po kryhet asfaltimi i rrugës.
– Janë kryer punime në të gjitha njësitë administrative për mirëmbajtjen e rrugëve duke parë shkallën e dëmtimit të shtresave rrugore dhe emergjencat e krijuara nga shembjet dhe bllokimet si pasoje e reshjeve.
– Janë realizuar rikonstruksione të trotuareve.
– Janë kryer riparime të ndryshme në sistemin e ndriçimit.
– Është projektuar ndërtimi i urave dhe pritave lumore: Ura -Tombino në lagjen Përtenaj, Nj. Adm Rrëshen; Përroi Xhuxhë, Nj.Adm Fan; Përroi Molug, Nj. Adm Rubik;
•Rikonstruksion Ure, Përroi i Jakajve, Nj. Adm Rrëshen;
•Ndërtime për urë bejli në lumin e Urakës, Nj. Adm Kthellë dhe në lumin Fan, Nj. Adm Fan, të cilat janë në proçes vendosjeje.
– Përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe vendosja e tabelave informuese në territorin e Mirditës është në proçes përfundimtar.
– Çezmet e ujit në qytetin e Rrëshenit, pritet të vendosen së shpejti.
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe jemi në pritje të fillimit të punimeve për:
– Asfaltimin e Bllokut nr.3 Rrëshen.
– Sistemim-Asfaltimin e segmentit të rrugës Reps, Nj. Adm Orosh;
– Riveshje shtresa asfaltike, Blloku Rruga e Dijes + rrugicë, Rrëshen;
– Riveshje shtresa asfaltike në rrugën Lagje e mesme Rubik;
– Riveshje shtresa asfaltike e rrugës rreth pallatit 9-katësh Kullat Jakaj, Rrëshen;
– Rikonstruksion i rrugës rreth pallatit 9-katësh Internacional, Rrëshen;
– Sistemim-Asfaltim i rrugës Ndërfushaz-Ndërfanë.
– Riveshje asfalti në segmentin e rrugës Kodër-Rrëshen.
Kujdesi Social.
Sektori i Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social në bashkëpunim me institucione të tjera si dhe me organizatat partnere: Qaritas Dioqezan, Vizion OjF, Qendra Edel, Motrat Vincenciane ju vjen në ndihmë disa familjeve në nevojë në territorin e Mirditës.
Në zbatim të programit “ Sunvencionim i Bonusit të Qirasë, për vitin 2024 janë trajtuar 125 familje me bonus qiraje.
Arsimi.
-Janë furnizuar me pajisje kancelarike të gjitha shkollat në territorin e bashkisë Mirditë.
– Janë vendosur kamera sigurie në të gjitha godinat arsimore në zonat urbane si dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka” Fan.
– Shpërblim për nxënësit ekselentë të shkollave 9-vjeçare dhe maturantëve.
– Janë rikonstruktuar nyjet sanitare në shkollën 9- vjeçare Reps dhe në shkollën 9 vjeçare Rubik.
– Po ndërtohen dhomat e zhveshjeve për fëmijët që stërviten në fushën e sportit Rubik.
-Është riparuar vazhdimisht sistemi i kaldajave dhe garantuar sigurimi i ngrohjes për shkollat.
Bujqësia.
-Në bashkëpunim me PPNEA dhe shkollat janë mbjellur 1700 fidanë pishe në zonën e Thirrës.
– Janë kryer rikonstruksione dhe shërbime mirëmbajtëse në rezervuaret në territorin e bashkisë Mirditë.
– Eshtë planifikuar rikonstruksioni i shkarkuesit katastrofik të Rezervuarit Malaj 1.
– Janë blerë tuba për vijat vaditëse.
Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi.
-Është blerë një automjet për MZSH.
-Sektori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkëpunim me Sektorin Pyjor kanë qenë në gatishmëri dhe në përgjigje të gjjthë situatave emergjente ku për vitin 2024 është ndërhyrë në 94 raste, ku shumica e ndërhyrjeve kanë qenë në shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota, aksidente automobilistike.
Turizmi.
– Është bërë e mundur pjesëmarrja e Bashkisë Mirditë në panairin e Turizmit, duke promovuar pasuritë natyrore dhe kulturore të rajonit.
– Janë krijuar 5 paketa turistike dhe prezantuar tek operatorët turistikë.
– Është inauguruar Tranga si destinacion turistik dhe promovuar “Bota e xhupave të zanave të Mirditës”, me mbështetjen e znj. Marianne Graff.
– Është krijuar platforma “Visit-Mirdita” për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në rajon.
Bashkia Mirditë ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh, ku vlen të pëmenden: Binjakëzimi me Komunën San Cosmo Albanese dhe dy projekte mjaft të rëndësishme për Mirditën, të financuara nga Bashkimi Europian.
•Projekti EFFORT që synon përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave publike duke instaluar pajisje inovative.
•Projekti Mirdita-Junik që synon zhvillimin e turizmit dhe promovimin e trashëgëmisë kulturore.
Megjithatë, Mirdita ka nevojë për shumë më shumë investime për të plotësuar nevojat e qytetarëve dhe për të arritur zhvillimin e duhur.
Do të vazhdojmë të realizojmë projekte dhe të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet, donatorët dhe organizatat joqeveritare për të sjellë përfitime të qëndrueshme për Mirditën.
Faleminderit për mbështetjen tuaj!
Urojmë që Viti i Ri 2025 të jetë një vit sa më i mbarë dhe me sa më shumë përparime për të gjithë ne!
Gëzuar!
Bashkia Mirditë.