Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Tetor 2024
Ditën e Enjte, datë 31.10.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
Ditën e Enjte, datë 31.10.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
U zhvilluan konsultimet publike me banorët e Njësive Administrative Rubik dhe Rrëshen, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Mirditë për vitin 2025.
Qytetarët adresuan kërkesat dhe shqetësimet e tyre, pavarësisht institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e tyre.
Kategoria A1 / Femra
Volejboll
Mirdita-Elbasani
e shtunë, 26.10.2024
ora 13:00
Pallati i Sportit “Arjana Arapi”
Kategoria U-20/ Femra
Volejboll
Mirdita-Apollonia
e dielë, 27.10.2024
ora 13:00
Pallati i Sportit “Arjana Arapi”
Ekspertet e Zyrës Rajonale të UNDP-së së Stambollit zhvilluan një takim me stafin e Bashkisë Mirditë për të diskutuar mbi boshllëqet në transformimet digjitale.
Gjatë diskutimeve u identifikuan nevojat specifike dhe pritshmëritë për përmirësimin e qeverisjes dixhitale në nivel vendor me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në një vizitë zyrtare në Bashkinë Mirditë, Sh.T.Z Albin Otruba, Ambasador i Sllovakisë në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Bashkisë z. Albert Melyshi e informoi Sh.T.Z Albin Otruba mbi potencialin e jashtëzakonshëm të Mirditës dhe mundësitë për zhvillim ekonomik.
Vizitat në Kantinën “Arbëri”, Qendrën e Informacionit Turistik Info-Kulla dhe Kishën e Rubikut, ofruan një pamje më të qartë mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të qëndrueshëm.
SH.T.Z Albin Otruba shprehu vullnetin për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zhvillimin e perspektivave të reja për qytetarët e Mirditës.
Vijuam konsultimet publike me banorët e Njësive Administrative Fan dhe Orosh, për të shqyrtuar problematikat dhe shqetësimet e drejta që ata kanë.
Në bashkëpunim me komunitetin do angazhohemi për zgjidhjen e sa më shumë problematikave.
Me banorët e Njësive Administrative Selitë dhe Kthellë, ku bashkëbiseduam mbi problematikat dhe sugjerimet e tyre në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Mirditë për vitin 2025.
U zhvillua takimi ndërinstitucional me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së
Ndihmës Juridike Falas Z. Ergys Cirici, ku morën pjesë përfaqësues të
administratës së Bashkisë Mirditë, dhe punonjësit social të të gjitha njësive administrative.
Në këtë takim u diskutua, rëndësia e ndihmës juridike falas për qytetarët sidomos ata më në nevojë.
Nënkryetari i Bashkisë Mirditë z. Gjergj Prenga theksoi rëndësinë e krijimit të një Zyre të Ndihmës Juridike në Mirditë pasi do të ofronte akses më të lehtë për qytetarët.
Aktualisht, qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe përfshihen në kategorinë e shtresave në nevojë, mund të drejtohen në Qendrat e Shërbimit Juridik Parësorë në Lezhë dhe Kurbin, ose të kontaktojnë:
Cel : 08001010
https://juristionline.al/
Bashkia Mirditë fton të gjithë qytetarët për të marrë pjesë dhe shprehur mendimet e tyre, në konsultimet publike, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2025.
Konsultimet publike do të zhvillohen nga të gjitha drejtoritë dhe agjencitë e Bashkisë Mirditë sipas grafikut të mëposhtëm.
Bashkia Mirditë njofton të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar dhe arsimit të mesëm profesional se aplikimet për burse për vitin shkollor 2024-2025 kanë filluar.
Kriteret dhe listën e dokumenteve i gjeni bashkëngjitur njoftimit.
Për çdo informacion të mëtejshëm dhe për dorëzimin e dokumentacionit, ju lutemi të paraqiteni pranë Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në katin e parë të Bashkisë Mirditë.