Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Prill 2024
Ditën e Premte, datë 26.04.2024, ora 11:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
Ditën e Premte, datë 26.04.2024, ora 11:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
Ditën e Premte, datë 15.03.2024, ora 11:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë.
Njoftim !
Ditën e Enjte, datë 22 shkurt ora 10:00-12:00 zhvillohet ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi” në Pallatin e Kulturës, Rrëshen.
Ditën e Mërkurë, datë 31.01.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë.
Ditën e Mërkurë, datë 31.01.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë.
Ditën e Enjte, datë 28.12.2023, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë.
FTESË E HAPUR
Bashkojmë zemrat e dhurojmë dashuri!
Rrëshen, më 23 dhjetor 2023,
Drejtuar çdo mirditori vullnetmirë e zemërgjerë, që në këtë prag festash të bashkohemi të gjithë, duke treguar si gjithmonë vlerat e larta njerëzore dhe bujarinë që ndër shekuj na ka karakterizuar! Le të heqim diçka nga vetja, familja jonë, për ta ndarë me ata që kanë më shumë nevojë e më pak mundësi!
Me iniciativën e Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me Motrat e Shën Xhovanna Antidës dhe Vizion OJF është ndërmarrë një nismë bamirësie, e cila ka filluar me kontributin e të gjithë punonjësve të Bashkisë, duke vijuar më tej me këtë ftesë të hapur drejtuar çdo qytetari mirditas, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, biznesmenë e kushdo tjetër, për të kontribuar me zemër sipas mundësisë, për familjet në nevojë në zonën tonë.
Faleminderit dhe për shumë mot Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2024!
Urojmë begati në familjet tuaja!
*Komisioni i mbledhjes së kontributeve ndodhet në sallën e
Këshillit Bashkiak Mirditë, ditën e martë, datë 26 dhjetor ora 08:00- 14:00.
Email: info@bashkiamirditë.gov.al
Nr. Kontakti:
+3552162333
+355695755444
+355696890984
Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Kriteret për ushtarë/detarë aktivë:
– Të jetë shtetas shqiptar
– Mosha e rekrutimit është 18 vjeç – 27 vjeç.
– Të ketë kryer arsimin, minimumi 9 vjeçar brenda ose jashtë vendit.
Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët:
– Kërkesë me shkrim;
– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Formular i vetëdeklarimit;
– Dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12cm;
– Fotokopje të noterizuar të çertifikatës së arsimit 9- vjeçar/ diplomës së arsimit të mesëm/ universitetit;
-Diplomë, dëshmi apo çertifikatë për aftësinë profesionale (nëse ka), të noterizuara;
-Dokument i qendrës shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes;
-Ekzaminimet mjekësore për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, Sifiliz etj.), grupin e gjakut të lëshuar nga drejtoritë e shendetit publik ose laborator mjekësor të licensuar për këto analiza;
– Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti.
Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë / detarë aktivë do të aplikojnë: online nëpërmjet portalit e- Albania në shërbimin ” Aplikim për rekrutimin e Forcave të Armatosura”, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në QPR.
Afati për regjistrim është deri me datë 09.01.2024