Ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi”
Njoftim !
Ditën e Enjte, datë 22 shkurt ora 10:00-12:00 zhvillohet ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi” në Pallatin e Kulturës, Rrëshen.
Njoftim !
Ditën e Enjte, datë 22 shkurt ora 10:00-12:00 zhvillohet ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi” në Pallatin e Kulturës, Rrëshen.
Nxënësit e shkollës Pashko Vasa u angazhuan në pastrimin e qytetit Rrëshen .
Së bashku mund të mbajmë një mjedis të pastër dhe të sigurt për rritjen e një brezi të shëndetshëm.
Ky aktivitet u zhvilllua nga organizata Opportunity Balance and Overcoming në kuadër të projektit “Go Green” .
Bashkia Mirditë vazhdon punën në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për t’u përgjigjur kërkesave të qytetarëve.
Në Njësinë Administrative Rubik, në fshatrat Rrasfik dhe Fang, janë sistemuar dhe zgjeruar rrugët që lidhin këto fshatra me rrugën kryesore, vendosur tombina dhe hapur kanalet kulluese.
Aktualisht po punohet në rrugën Munaz -Rrajë e Zezë- Velë, e cila kishte nevojë emergjente për ndërhyrje.
Në ndeshjet e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra U-20, ekipi Mirdita U-20 ka fituar ndaj MSD në Durrës me rezultatin 3-0.
Ditën e Mërkurë, datë 31.01.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë.
Bashkia Mirditë për herë parë ishte pjesëmarrëse si një nga 100 ekspozuesit, në Panairin e Turizmit “Tourism & Travel Show Albania 2024” të zhvilluar në datat 31 janar- 1 shkurt në Pallatin e Kongreseve.
Me 30 blerës ndërkombëtarë nga e gjithë bota si Kroaci, Itali, Angli, Irlandë, Zvicër, Hollandë, Portugali, SHBA, Indi, panairi i turizmit shërbeu si platforma ideale për përfshirjen e Mirditës në agjendat e operatorëve turistikë, dhe promovimin e saj kundrejt aktorëve publikë dhe privatë të turizmit edhe në nivel ndërkombëtar.
Bashkia Mirditë shpalosi në stendën e saj denjësisht ofertën e saj turistike, potencialin e jashtëzakonshëm të zhvillimit, nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm.
“Mirdita, Zemra Magjike, E egër, Romantike e Shqipërisë Qëndrore Veriore” (Mirdita, Magical, Wild Romantic Heart of Central -Nothern Albania) është një nga ofertat turistike kryesore që Mirdita tashmë ofron falë kontributit të pakushtëzuar të znj. Marianne Graff Albania Austria Partnerschaft.
Gjithashtu ofertës turistike të Mirditës i është shtuar “Rruga Kulturore e Mirditës” një projekt i Qendrës Shqiptare për Edukim dhe Zhvillim, zbatuar nga Unops.
Në forumin mbi strategjinë e turizmit dhe qëndrueshmërinë nëpër Bashki, kryetarët e bashkive Mirditë z. Albert Melyshi, Vlorë z. Ermal Dredha, Sarandë z. Oltion Çaci, dhe Lushnje znj.Eriselda Stefa diskutuan e paraqitën mundësitë e planet përkatëse në rrafshin lokal, mbi strategjinë e turizmit të qëndrueshëm, si objektiv që do të udhëheqë qytetet tona, si destinacione kryesore për turistët.
Natyra dhe arti i njeriut e ka bekuar Mirditën me një numër të madh monumentesh natyrore, kulturore, gjeologjike.
Me kushte të përshtatshme klimatike, peisazh të bukur, prodhime bujqësore e blegtorale, traditë kulturore dhe etnografike të larmishme, Mirdita gëzon potencial për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.
Falenderojmë të gjithë organizuesit që bënë të mundur përfaqësimin e Bashkisë Mirditë në panairin e turizmit: Marianne Graf,Nikolin Jaka, Infokulla Mirdita, Nik Nikolli, Rafaela Rica,Iceberg Exhibitions, UNOPS Albania, EU4Culture Albania, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.