Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Së shpejti me një kënd lojrash për më të vegjlit e qytetit të Rrëshenit.


Zhvilluam së bashku me Zv/Drejtuesen e projektit “BE për Bashkitë” Znj. Entela Pinguli takimin e fillimit të projektit me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Bashkia Mirditë me titull “BE për Fëmijët në Rrëshen” i cili do të bëjë të mundur rivitalizimin e hapësirës publike para QKF-së dhe kthimin e saj në një kënd lojrash për më të vegjlit e qytetit të Rrëshenit, por njëkohësisht do të shndërrohet në një hapësirë komunikimi ndërbrezor.  

Ky projekt është një ndër projektet fituese në thirrjen e dytë të projektit “BE për Bashkitë”. 

Finalizohet me sukses projekti “Mbrojtja dhe Parandalimi i Zjarreve në Pyje”

– Ditën e sotme u zhvillua ceremonia përmbyllëse e projektit pilot “Mbrojtja dhe Parandalimi i Zjarreve në Pyje” i cili u mundësua nga financimi i Marianne Graf-AAP në bashkëpunim më Bashkinë Mirditë.
 
Ky projekt konsistoi në rritjen e kapaciteteve lokale për shuarjen e zjarreve në pyje duke i shtuar sherbimeve ndaj pyjeve një zjarrëfikëse dhe materialet për krijimin e pesë pikave për shuarjen e zjarreve të vendosura në njësitë administrative që kanë më shumë pyje.
 
Kryetari i Bashkisë Z. Ndrec Dedaj falendëroi Znj. M Graf për ndihmën e saj bujare të dhënë ndër vite e veçanërisht në vitet e fundit. Ai tha se ky projekt ndikon në rritjen kapaciteteve lokale për t’u përballur me fenomin e rrezikshëm të zjarreve në pyje. Gjithashtu Z. Dedaj falenderoi Qeverinë Austriake dhe popullin austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkisë Mirditë.
 
Znj Marinne Graf theksoi se është detyrë e të gjithëve që të mbrojmë pyjet dhe krijimin dhe jo vetëm e zjarrëfikësve. Pajisja me mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarreve në pyje dhe sensibilizimi i të rinjvë është një nevojë urgjente, theksoi ajo.
 
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Sh.K.T. Christian Steiner i pranishëm në këtë event në nderim të Znj. Graf theksoi se vullnetarizmi do të ishte një kontribut i çmuar në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
 
Ipeshkvi i Rrëshenit Imzot Gjergj Meta konsideroi komunitetin si hallkën kryesore në mbrotjen e mjedisit dhe pyjeve.
 
Ekperti i pyjeve Abdulla Diku vuri në dukje lidhjen e pandashme ndërmjet njeriut dhe pyjeve.
 
Ky event përfshiu edhe të rinjtë e shkollave të cilët ishin të pranishëm më punimet e tyre kushtuar pyjeve dhe mjedisit.
 
Përfaqesuaes nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Sherbimit Zjarrëfikës, Zonave të mbrojtura dhe shoqërisë civile u bënë pjesë e këtij eventi.

 

 

IMG-20220512-WA0057 (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.00 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.01 PM (2)
280313018_1420151691765143_5944608695977337320_n
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.07 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.07 PM (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.03 PM (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.04 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.04 PM (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.06 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.03 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.06 PM (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.59 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.01 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.01 PM (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.52 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.53 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.53 PM (1)
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.55 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.57 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.41.51 PM
WhatsApp Image 2022-05-12 at 10.42.07 PM
previous arrow
next arrow

“Dita e Evropës”

-Dita e Evropës,
9 maji, kjo datë historike që shënjoi një pikë kthese në paqen, solidaritetin dhe unitetin e Evropës na gjeti së bashku në Bashkinë Mirditë në një tryezë të rrumbullakët me të rinjtë e qytetit te Rrëshenit në një debat konstruktiv . Me keta të rinj që aspirojnë dhe besojnë fort që nesër do të jemi qytetarët e një Evrope  më të madhe më të sigurt dhe të bashkuar. Debati konstruktiv u zhvillua mes dy grupeve “pro dhe kundër ” me të rinjtë nga ” Klubi i Debatit ” i gjimnazit të Rrëshenit . Fjala  përshëndetëse u mbajt nga nënkryetarja e Bashkisë Mirditë zn.Vitore Gjini e cila falenderoi pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe theksoi që vlerat evropiane mishërohen më së miri me angazhimin e të rinjve për një shoqëri demokratike.Dy ishin temat kryesore të debatit :

-Euroskepticizmi lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE në këndvështrimin politik, ekonomik dhe social.

-Përfshirja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes vendore.

Të rinj, energjikë, të përgatitur dhe plot vizion paraqiten opinione dhe argumente bindëse mbi sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe treguan një interes  të lartë mbi pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes vendore .

Me gjithë argumentet pro dhe kundër ky debat na tregoi dhe një here rëndësinë jetike që ka për Shqipërinë dhe të rinjtë e këtij vendi anëtarësimi në familjen e madhe Evropiane.

Xhenierët ndërtojnë urë “bejli” në Shebe

Pas një pune prej më shumë se një jave, si pasojë e amortizimit të plotë të urës së vjetër të zonës, ku me makina kalohej vetëm nëpër shtratin e përroit, xhenierët e kompanisë së urave të Komandës Xheniere kanë përfunduar me sukses ndërtimin e urës xheniere tip “Bailey” në fshatin Shebe, njësia administrative Kthellë të bashkisë Mirditë, njoftoi më 15 shkurt 2022 Komanda Mbështetëse.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ilir Xhebexhia u shpreh: “Ndërtimi i kësaj vepre prej 18 m e me peshëmbajtje 40 ton është një kontribut tepër i rëndësishëm për lidhjen e komunitetit të kësaj zone, ndaj ju falënderoj sot për punën e palodhur dhe ndërtimin e kësaj ure, e cila nuk është e vetmja pasi kjo kompani vijon punimet edhe në qytetin e Pukës”.

Fillimet e punimeve u ndoqën nga kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, i cili u theksoi forcave xheniere, se ky kontribut është tepër i rëndësishëm për këtë zonë dhe disa fshatra, dhe për një fakt, pasi e bën lehtësisht të aksesueshëm për komunitetet përkatëse, për më tepër që tashmë, fshatrat e kësaj zone do të përshkohen nga rruga e asfaltuar Rrëshen-Lurë, që sapo ka filluar.

Zëvendëskryetarja e bashkisë Mirditë Vitore Gjini falënderoi forcat xheniere dhe gjeneral brigade z. Xhebexhia për mbështetjen nga Forcat e Armatosura në ndërtimin e kësaj vepre në kohë rekord, e cila shërben në interes të banorëve të fshatrave Shebe, Malaj dhe Trojes në lidhjen e komunikimin për shërbimet e nevojshme në jetën e përditshme, ekonominë, turizmin dhe mos shpopullimin e zonës.