Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Month: February 2023

Pyetësor i hartuar nga Këshilli Bashkiak Mirditë, mbi përcaktimin e prioriteteve të bashkisë Mirditë në hartimin e buxhetit për vitin 2024.

Këshilli Bashkiak Mirdite, ka publikuar një pyetësor përmes të cilit synon tërheqjen e mendimeve, rekomandimeve dhe sugjerimeve të qytetarëve lidhur me prioritetet që duhen marrë parasysh nga Bashkia në procesin e hartimit të Buxhetit Vjetor 2024.

Pyetësori është hartuar dhe menaxhohet nga Këshilli Bashkiak dhe do të jetë i hapur për publikun përgjatë periudhës: 01 Shkurt 2023 – 28 SHkurt 2023.

Tërheqja e mendimeve dhe rekomandimeve Tuaja, do t’i shërbejë Këshillit për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për përdorimin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve në buxhetin e vitit 2024 dhe PBA 2024 – 2026.

Rezulatet e këtij pyetësori do të publikohen në vazhdimësi në faqen e Këshillit Bashkiak.
(Klikoni mbi Linkun poshte per ta plotesuar ate )

Kliko Këtu

Mledhja e Këshillit Bashkiak Mirditë për muajin shkurt 2023 

Ditën e Premte, datë 17. 02. 2023, ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite: 

  1. P/ Vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01 – 31 Janar 2023”, bashkia Mirditë. 
  2. P/ Vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën me fondet e bashkisë, për periudhën 01 – 31 Janar 2023”, bashkia Mirditë. 
  3. P/ Vendim “Për miratim, amendim kontrate nr. 2874, prot, datë 21.07.2021, lidhur ndërmjet bashkisë Mirditë dhe subjektit “Real Park MKR”, shpk, “Për dhënie në përdorim të tokës, nga fondi pyjor/kullosor të sipërfaqes 0.9998 ha, në ekonominë pyjore, “Lugina e Fanit të Madh”, në pronësi të bashkisë Mirditë, për qëllime pushimi, argëtimi dhe ambjente çlodhëse”. 
  4. P/ Vendim “Për miratimin e fondeve të trashëguara nga buxheti i vitit 2022, për vitin 2023”, bashkia Mirditë. 
  5. P/ Vendim “Për miratimin e anekseve të monitorimit të buxhetit, të vitit 2022”, bashkia Mirditë. 
  6. P/ Vendim “Për miratimin e tabelave, të situatës financiare të bashkisë, datë 31.12.2022”, bashkia Mirditë. 

Raport për njohje Këshillit, “Raportin e Vlerësimit dhe Parashikimeve Afatmesëm të të Ardhurave, të bashkisë Mirditë” 

Komisioni i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit do të mblidhet ditën e Enjte, datë 16. 02. 2023, ora 09:30. 

Komisioni i Bujqësisë dhe Shëndetit Publik do të mblidhet ditën e  Enjte, datë 16. 02. 2023, ora 10:30

Solidarizim dhe lutje për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri 

Në ditën e Zisë Kombëtare 13 shkurt të shpallur nga qeveria shqiptare, Bashkia Mirditë iu bashkua lutjes mbarëkombëtare për viktimat e tragjedisë së madhe të shkaktuar nga tërmeti në kufirin turko-sirian. Përmes kremtimit të një meshe të shenjtë në Katedrale të udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Mons. Gjergj Meta, dhe më pas së bashku me qytetarët e shumtë për të ndezur qirinj, në sheshin “Abat Doci” në shenjë lutjeje për viktimat e shumta nga tërmeti apokaliptik në Turqi dhe në Siri. 

Edhe në qytetin tonë mbizotëroi solidariteti kolektiv për të lehtësuar sadopak dhimbje të tejskajshme njerëzore. Mirdita, përmes gjesteve të tilla domëthënëse, vazhdon të ruajë traditën e ndarjes së dhimbjes me të tjerët në raste fatkeqësie, një nga virtytet më hyjnore që e kemi të trashëguar nga të parët tanë.

Së shpejti me një kënd lojrash për më të vegjlit e qytetit të Rrëshenit.


Zhvilluam së bashku me Zv/Drejtuesen e projektit “BE për Bashkitë” Znj. Entela Pinguli takimin e fillimit të projektit me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Bashkia Mirditë me titull “BE për Fëmijët në Rrëshen” i cili do të bëjë të mundur rivitalizimin e hapësirës publike para QKF-së dhe kthimin e saj në një kënd lojrash për më të vegjlit e qytetit të Rrëshenit, por njëkohësisht do të shndërrohet në një hapësirë komunikimi ndërbrezor.  

Ky projekt është një ndër projektet fituese në thirrjen e dytë të projektit “BE për Bashkitë”.