Month: October 2023
Njoftim për Bursa për Nxënësit e Arsimit Parauniversitar !
Njoftim Për Mbledhjen e Radhës së Këshillit Bashkiak
Ditën e Premte, datë 03.11.2023, ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë.
M͏i͏n͏i͏s͏t͏r͏i͏ i͏ S͏h͏t͏e͏t͏i͏t͏ p͏e͏̈r͏ P͏u͏s͏h͏t͏e͏t͏i͏n͏ V͏e͏n͏d͏o͏r͏ v͏i͏z͏i͏t͏e͏̈ n͏e͏̈ B͏a͏s͏h͏k͏i͏n͏e͏̈ M͏i͏r͏d͏i͏t͏e͏̈.
Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi priti në një vizitë zyrtare Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor z. Arbjan Mazniku .
Kryetari i Bashkisë e falenderoi për vizitën në Mirditë, si dhe i uroi suksese në detyrën e re si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ai u shpreh se pushteti lokal ka nevojë për një zë të fortë në qeveri.
Z. Mazniku u shpreh se stafi i Ministrisë për Pushtetin Vendor do të bashkëpunojë ngushtë me stafet e bashkive në mënyrë që të identifikohen problematikat ku kryesojnë problemet financiare, rregullatore dhe niveli i kapaciteteve, për të ju ardhur në ndihmë bashkive në përmbushjen e objektivave dhe ofrimit të shërbimeve.
Gjatë takimit kryebashkiaku parashtroi problematikat dhe prioritetet kryesore të bashkisë Mirditë.
– Zhvillimi infrastrukturor (Investime publike në infrastrukturën rurale si faktor zhvillimi ekonomik.
– Proçesi i rindërtimit, dislokimi i fondeve, bonusi i strehimit social.
– Mekanizma bashkëpunimi me ASHKN- në në proçedurat e kthimit të pronësisë të pronave shtet Bashkisë Mirditë .
-Përfundimin e proçesit të kalimit të pronësisë, Ligji nr. 20/2020.
– Rikonstruksioni i ish- Burgut të Spaçit dhe kthimi në një atraksion turistik.
-Rikonstruksioni i ish- Uzinës së përpunimit të bakrit në Rubik dhe përdorimi i saj në zhvillimin socio-ekonomik të qytetarëve.
-Infrastruktura në shkolla dhe qendrat shëndetësore.
Takimi u konsiderua i suksesshëm pasi pati diskutime dhe shkembime idesh persa i perket mireqeverisjes dhe zhvillimit të Bashkisë Mirditë.
Kryetari i Bashkisë priti në ambjentet e Bashkisë Mirditë, Ministrin e Brendshëm.
Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi priti në një takim zyrtar Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla, ku u diskutua kryesisht për situatën e rendit publik në Mirditë dhe rritjes së efiçencës së bashkëpunimit në mes institucioneve.
Ministri Balla, i cili shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit z. Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të policisë së Shtetit si dhe nga Drejtoria e Qarkut Lezhë, Prefekti z. Gjergj Prendi, Drejtues të Drejtorisë Arsimore tha se:
Institucioni që drejton me gjithë trupën policore do të jetë në krah të komunitetit mirditas për t’i sjellë sa më shpejt rend të sigurtë.
Duke folur për disa masa të marra në rifreskimin e trupës drejtuese të policisë në Mirditë, ai theksoi dhe disa masa konkrete që do të merren në këtë drejtim, duke kërkuar bashkëpunim në mes institucionit të Bashkisë, Nënprefekturës, Prefektit si dhe të vetë komunitetit.
Ministri i Brendshëm ka folur dhe për probleme organizative të policisë në Mirditë, duke premtuar rifreskim të të gjithë strukturës policore dhe rritjes së aftësisë goditëse ndaj krimit.
Kryetari i bashkisë z. Albert Melyshi, duke e falënderuar Minstrin e Brendshëm, sidomos për shtimin e masave të sigurisë kohët e fundit në qytet dhe në gjithë rajonin e Mirditës me impakt të dukshëm për qytetarët, tha se Mirdita është nga të rrallat krahina që edhe vitin e mbrapshtë 1997- ës e ka kaluar me paqti dhe solidaritet në mes banorëve të saj, pa patur as dhe një ngjarje të rëndë.
Ai ka apeluar që Ministria e Brendshme dhe e gjithë policia të jetë në krah të Mirditës dhe mirditorëve në këto momente pasigurie, të cilat në një qytet të vogël, ndikojnë në largimin e banorëve dhe rrudhjen e mëtejshme të krahinës së Mirditës.
Ai u shpreh i gatshëm për cdo bashkëpunim, qoftë përmes policisë bashkiake apo institucioneve të tjera të vartësisë.
Ministri Balla theksoi se një nga bashkëpunimet konkrete do të jetë dhe një projekt ku dhe bashkia duhet të ndihmojë për të vënë sistemin e kamerave inteligjente në një territor të gjerë, ku të jetë mundësia e “alertimit” të cdo ngjarje kriminale, për të cilën u ra dakord të nënshkruhet një marrëveshje e vecantë dypalëshe.
Gjithashtu kryetari i Bashkisë z. Melyshi i kërkoi Ministrit Balla që si anëtar i Kabinetit Qeveritar në projektet zhvilluese të mos lihet pas dore Bashkia Mirditë, duke u ndalur edhe tek Rruga e Lurës për të cilën Ministri Balla theksoi se punimet atje po vazhdojnë dhe si aks rrugor do të përfundojë në kohën e duhur për të sjellë impakte në zhvillimin e turizmit në krahinat nga ajo kalon.
Më pastaj ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë z. Albert Melyshi me personalitete të tjera nga policia dhe prefektura bashkëbiseduan me gjimnazistet, senatin e nxënësve dhe stafin arsimor të “Gjimnazit Rrëshen” për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë me Policinë dhe Bashkinë, për të ndarë çdo shqetësim e fenomen që kërcënon sigurinë e nxënësve.
Duke folur rreth Paketës së Sigurisë, Ministri Balla u shpreh se “shkollat” për ne janë objekt i rëndësisë së veçantë dhe kushdo që do të tentojë të afrohet brenda këtij perimetri duhet ta pyesë shumë herë veten sepse reagimi do të jetë shumë i fortë.
Në lidhje me fenomenet problematike që mund të shfaqen në perimetrin e sigurisë në shkolla, z. Balla kërkoi një bashkëveprim më të shpejtë mes gjithë strukturave të përfshira në Paketën e Sigurisë, përkatësisht stafit arsimor, policisë, pushtetit vendor, autoritetit ushqimor për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, dedikuar pasurimit të Muzeut Historik të Mirditës.
Në ambjentet e Muzeut Historik të Mirditës është organizuar një event i vecantë kushtuar “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.
Ky institucion i trashëgimisë kulturore i është nënshtruar një ndërhyrje restauruese ku është dyfishuar sipërfaqja e pavioneve muzeale, por akoma nuk ka ndërhyrje në plotësimin e mozaikut muzeal për ta bërë atë të vizitueshëm.
Ky takim pati si objektiv rritjen e sensibilizimit për ta rijetëzuar Muzeun edhe nga ana ekspozuese e artefakteve, tabeleve shpjeguese etj.
Në hollin e Muzeut dhe në një prej pavioneve, që do sjellë historinë kishtare të Mirditës, u organizuan disa mini-eksponate artefaktesh të kohëve dhe epokave të ndryshme si dhe ekspozita e Abatit të Përndritur, Rilindasit të madh të Kombit, Prend Doci, i cili përmes “Shoqërisë Bashkimi” krijoi dhe drejtoi si dhe përhapi fuqishëm gjuhën shqipe nëpërmjet shtypit të shkruar dhe botimit të librave nga fushat e ndryshme në alfabetin latin, veprime atdhetare të cilat shërbyen si parapërgatitje për shpalljen e Pavarësisë se vendit tonë ne vitin 1912.
Më pas u organizua një takim me studiues, historianë, mësues e të rinj, të cilët fillimisht i përshëndeti kryebashkiaku z. Melyshi, i cili në fjalën e tij foli për rëndësinë që ka rijetëzimi i këtij Muzeu si pike referimi për historinë e trevës sonë dhe si një atraksion i rëndësishëm trashëgimor dhe turistik, rijetëzim që do të bëhet përmes një bordi specialistësh të fushës.
Ai u shpreh se shtatori është muaji kur të gjithë kujtojmë Ditët Evropiane të Trashëgimisë dhe 29 Shtatorin, “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë”, të shpallur në vitin 2003, ku të gjitha vlerat e prekshme dhe të paprekshme bëhen një së bashku me ata që i krijuan dhe i ruajtën ato për t’ua kaluar brezave si dëshmi të identitetit tonë kulturor dhe evropian.
Më tej ai theksoi faktin se Mirdita ka një pasuri të vyer kulturore e cila në qoftë se nuk perpiqemi për ta ruajtur do të na humbasë. Ai ftoi të gjithë kontributorët e muzealizimit për të dhënë kontributin e tyre në rikonceptimin e përmbajtjes shkencore të Muzeut për ta kthyer në një muze dinjitoz me të gjithë trashëgiminë që ne na bën krenar, si dhe bëri thirrje ndaj çdo qytetari që në shtëpitë e tij ka objekte që dëshmojnë historinë, traditën dhe kulturën tonë të mund t’ia dhurojë këtij Muzeu.
Historiani i njohur z. Gjet Ndoj tha se Mirdita percjellë që nga Parailirët, Ilirët, Arbërit e deri më sot, në mënyrën më te qartë autentike e të papërzierë me mbivendosjet kulturore që sollën stuhitë barbare në kohë të ndryshme në ARBËRI. Dëshmitë janë të larmishme si: gjetje arkeologjike; objekte, pasuri e jashtëzakonshme etnografike; folklor si askund tjetër; apo dhe dokumente arkivore, që vërtetojnë dhe bindin çdo shqiptar e të huaj se: NGA MIRDITA KUNDROHET ARBËRIA DHE ILIRIA.
Këtu ka prezencë të larmishme të objekteve të Trashëgimisë Kulturore të vendit. Pjesëmarrja dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Mirditë z Albert Melyshi, është mjaft shpresëdhënës për ngritjen ndër të tjera edhe të Muzeut Historik dhe Etnografik të Mirditës tonë.
Eventi u gërshëtua edhe me disa pjesë artistike që lidhen më folklorin e pasur por dhe demostrimin e zejeve të ndryshme. Një pjesë me lahutë nga bardi D. Përdoda, fabula e Moknës e kënduar nga artistja e Ansamblit Mirdita P. Beleshi si dhe disa pjesë artistike me fëmijët e QKF-Mirditë nën drejtimin e mjeshtrit Kol Picaku dhe muzikantit të ri A. Gjoka e bënë aktivitetin më tërheqës.
Artistët e “Tek Bunkeri” demostruan punimet e projektit që po zbatohet në Mirditë kryesisht për ish-burgun politik të Spacit, duke bërë pjesë aktive të rinjtë në punimet e ndryshme si në qeramikë, përmes të cilave mund të sillen dhe artefakte të modeluara si makete etj.
Zejtarja D. Fizi solli dëshmi autentike nga veshjet e Mirditës në mbi 100 vite. Drejtuese e grupit të duarve të shkathëta në QKF, z. M Shtjefanaku solli një ekspozitë të shkurtër nga punimet e fëmijëve të talentuar dhe mundësitë që kanë ata për të punuar në modele që do u duhen pavioneve të ndryshme të këtij Muzeu.
Eventi është moderuar nga z. Gj. Marku përmes një regjisure të integruar që i shërbente misionit të kësaj dite “Të pasurojmë Muzeun Historik të Mirditës