Misionari i Madh i Pajtimit të Kombit, prof.dr Anton Çeta, i kthehet trojeve të parëve me një bust në qytetin e Rrëshenit.
Qyteti i
Rrëshenit sot pati nderin të presë dhe të mbajë në truallin e vet përmes nje busti monumental, Misionarin e Madh të Pajtimit të Kombit, prof.dr Anton Çetën, birin e Mirditës dhe të Kosovës martire. Një iniciativë e tillë erdhi nga drejtues të shoqatës “Mirdita e Bashkuar” me kryetar zotin Gjon Lleshaj, të cilët gjetën mbështetjen e plotë të Bashkisë Mirditë dhe donatorëve, të cilët ishin miq dhe adhurues të veprës së Anton Çetës në Kosovë, ku veçohet z. Tom Kaçinari, drejtues i unionit të shqiptarëve të Kroacisë. Që në orët e para të ditës, njëri prej shesheve kryesore të qytetit ishte mbushur me qytetarë të shumtë mirditas dhe të Kosovës. Mes tyre ishin politikanë, deputete, klerikë, njerëz të letrave të shkencës.Rreth orës 11, Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec DEDAJ, zbuloi bustin e patriotit të shquar të hapërsirave mbarkombetare, bust i cili ishte mbështjellë me flamurin kuq e zi, i punuar nga dora mjeshtërore të skulptorit mirditas Benard Lekgegaj, profesor i Liceut Artistik të Tiranës.
Ne fjalën përshendetëse z. Ndrec Dedaj, theksoi:
Të nderuar akademikë, miq dhe të afër të Anton Çetës, të nderuar të pranishëm..!
Fjala e plote e Kryetarit DEDAJ, kliko ketu..
Sot për qytetarët e Mirditës, për Mirditën, për bashkinë e Mirditës është një ditë krejtësisht e veçantë, pasi kthehet në vendin e origjinës së Tij, profesori i nderuar, babai i pajtimit, plaku i urtë i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve, Profesor Anton Çeta. Ai kthehet këtu në Mirditë i përjetëuar me këtë bust. Në fakt Anton Çetën e ka përjetësuar vepra e tij, kuvendet e mëdha të pajtimit. Në vitin 1990 televizionet shqiptare emetonin lajmet nga Kosova, ku plaku i urtë i Kosovës Anton Çeta mbante kuvende të njëpasnjëshme të pajtimit duke ligjëruar, duke pajtuar shumë zemra shqiptarësh të Kosovës, ku si askush tjetër Anton Çeta profesori i nderuar bashkoi 500 mijë zemra shqiptarësh, duke dhënë alarmin për qeverinë pushtuese serbe, pasi ishin parakushtet për çlirimin e Kosovës, për ta gëzuar të lirë dhe të pa varur siç e gëzojmë ne sot.
Çdo qytetar shqiptar duhet të përulet përpara veprës së Anton Çetës, përpara bustit të Anton Çetës, për të marrë pakëz nga Anton Çeta, për të qenë më tolerantë, më të dobishëm, më paqësorë për vendin. Askush më shumë se sa politikanet shqiptarë duhet të mësojnë nga vepra e Anton Çetës, për të mos qenë hakmarrës, për të shmangyr fyerjet, sharjet, zjarrin, plumbat, pra për të qënë më bashkpunues, luajalë, më të dobishëm, më paqësorë në dobi të mirqenies dhe zhvillimit të vendit, përfundoi z. DEDAJ.
Duke përshendetur Ipekshkvi i Dioqezes Rrëshen, imzot Cristoforo Palmieri, theksoi faktin se nje ngjarje e tillë ndodh pikërisht një ditë para se dhe në Rreshën, të kryhet riti i hapjes se “Portës se Shenjte” në Romë për një vit jubilar në favor të mbarë botës dhe të krishterëve në veçanti.
Më tej fjalën e mori z. Shefki Hysa i cili dorëzoi për misionarin e shquar të Paqes, Anton Çetën, titullin “Misionari i Paqes”, akorduar nga organizimi i Misionit të Paqes, me qender në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. nje kopje e të cilit te mbahet me Muzeun e Mirdites.
Ceremonia vijoi më tej në sallën e Qendrës Kulturore të Mirditës me një program artistik dhe historik, ku ishte përfshirë shfaqja e dokumentarit kushtuar veprës së Anton Çetës me regjizor z. Llesh Nikolla si dhe këngë e valle nga Ansamblit Mirdita (Mjeshtër i Madh).
Gjatë aktivitetit, në sallën e kulturës u mbajt një akademi përkujtimore me kumtesa nga lektorë të ndryshëm.
I pari Kryetari i shoqatës “Mirdita e Bashkuar” Gjon Lleshaj, foli shkurtimisht mbi këtë veprimtari të ditës së sotme nga ana e kësaj shoqate me qendër në Tiranë, për tu pasuar nga a
kademik Mark Tirta më temën; “Anton Çeta, personalitet i shquar shqiptar në shkencë e atdhetarizëm për kombin tone”. “Veprimtaria e Pajtimtarit Anton Ceta në Kosovë” u kumtua nga Mehmet Rukiçi. “Historia e familjes Çeta”. Ishte në fokusin e historianit Nikollë Loka, ndërkohë Rifat Jashari shpalosi punimin: “Anton Ceta bëri bashkimin për fillimin e luftës së UCK së”. Ka vijuar z. Gjin Marku me “Anton Ceta, simbol i pajtimit kombetar”.
Kjo veprimtari u përshëndet nga kryetari i këshillit të bashkisë Mirditë, z. Pjetër Pjetri, për tu mbyllur me fjalen e mbajtur nga veprimtari Ndue Doda i cili foli për punën e bërë deri në përurimin e bustit të Anton Cetës” ku u dhanë edhe disa vlerësime për kontributorët dhe aktivistët e shoqatës “Mirdita e Bashkuar”.