Recital i te rinjve te Mirdites, suksesi i nje vazhdimesie kulturore

Peergjate koncertit ne Muzeun Historik Kombetar, Tirane

“Klasike n’tel te ciftelise”, titullohej Recitali i formacionit orkestral te temperuar te te rinjeve te ansamblit MIRDITA, i organizuar ne sallen Unesko te Muzeut Historik Kombetar. Ky ishte recital i dyte i organizuar me kete grup pas atij ne Rreshen nje jave me pare, gjithnje nen kujdesin institucional te bashkise Mirdite.

Separi, per te arritur kete rezultat te rendesishem per artin dhe kulturen e Mirdites, eshte dashur ndihma e bisnesit bujar mirditas. Ne shenje falenderimi, ne bejme transparencen e ketyre fondeve te akorduara.

12272614_10206916836031451_1837742573_n (1)Eshte dashur vite pune e lodhje nga nje brez femijesh te talentuar dhe qe sot jane ne adoleshence dhe ne kapercyell te saj. Nga skena e Rreshenit ku eshte derdhur talenti i tyre me gishtat e njome te femijerise, per t’u bere te njohur per publikun shqiptar dhe me tej ne fare pak vite. “Ti Vlen” ne TOP Channel, ishte stacioni me i vecante i ketij grupi qe do te merrte fame shume shpejt dhe do te perbente risi ne muzikologjine shqiptare. Fitues i sa e sa cmimeve ky formacion erdhi me recitalin e pare te saj te plote ne nje menyre shume origjinale.

Cifteli, sharki, kontrabas cifteli, daulle, bilbil, kembore, me te cilat do luhej jo vetem muzike e krahines por e gjithe vendit nga jugu ne veri, dhe pse jo, do te “hynte” shume shpejt si certifikim muzikor tejet i vecante edhe ne vendet e ndryshme te Europes.

[su_slider source=”media: 885,878,877,876,875,874,873,872″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

Natyrisht, kjo trupe do te kishte pas vetes nje profesor te palodhur, te cilit vitet e pasionit nuk i kane te ndalur edhe kur i ka kaluar te 70-at, Kol Picaku, i dekoruar nga Presidenti i Republikes me urdherin “Naim Frasheri”.

Koncerti terhoqi vemendjen e publikut dhe te muzikologeve te metropolit per menyren origjinale te interpretimit dhe nderthurjen e instrumenteve popullore te temperuar me trompe, violine, sint dhe zerat lirike. Eshte i pari koncert i ketij lloji ne Shqiperi dhe vjen si risi muzikore ne vendin tone.

Pikerisht, nisur nga kjo dhe gjithe funksionimi optimal i skuadres se kultures ne Mirdite, kryetari i bashkise Mirdite, z. Ndrece Dedaj, u adresoj falenderime artisteve, duke premtuar se ky asset kulturor do te jete ne kujdesin e programuar te bashkise dhe planet strategjike te mbeshtetjes.

Materialet muzikore qe u paraqiten ne RECITAL

1.Orkestrale me motive karakteristike te Mirdites. Luajti orkestra e te rinjve, grupi i mesem dhe i te vegjelve 7 vjecare, dhe ata te qendres kulturore te femijeve Rreshen)

  1. Vallja e Zajsit. Grupi i vajzave. Koreografia Fran Nikolli. Shoqeroi formacioni orkestral i te rinjve.
  2. Tish Daija, valle nga Baleti “Halili dhe Hajria”. Ekzekutoi formacioni i temperuar i te rinjve.
  3. Xhyzepe Verdi. Fragmenet nga “Rigoleto”, “La ‘donna e mobile”. Kenduar nga Xhesilda Pershqefa, shoqeroi orkestra.
  4. Kol Picaku dhe Gjok Beci – “Kush harron Atdheun, veten ka harrue”. Kendoi kuarteti i burrave te Mirdites Fran Preci, Nikolle Dedaj, Marjan Lleshaj, Mark Deda.
  5. Franc Chubert. Moment muzikal, orkestra e temperuar.
  6. Simon Gjoni “Lule bore”, ne trompe prof. Qamil Gjyrezi, orkestra e temperuar, dhe zerat lirike Zamira dhe Luciana, studente te Universitetit te Arteve, nga Shkodra..
  7. Leonard Deda “Kur perendon dielli majave”. Trio shkodrane.
  8. Francis Lai (franceze) “Love Story”. Ne violine Flamur Toska dhe orkestra.
  9. Kol Picaku, Ndue Tusha, Fran Jushi. “Sebashku jeten ta ndertojme”. Kendoi Xhesilda Pershqefa dhe Marjan Lleshaj.
  10. Orkestrale me motive tradicionale. Orkestra e madhe.
  11. Pershendetese: Kastriot Kola dhe Pavlin Kola. (Djemte e Shqipes)
  12. Valle popullore. Grupi i femijeve. Koreografia, Elida Marku.
  13. Brams, valle hungareze, dhe Kalinka, orkestra, ne violine Flamur Toska.

Nga pershendetja e kryetarit te bashkise MIRDITE, z. Ndrece Dedaj

Te dashur e te nderuar artiste te rinj te Mirdites dhe breza artistesh!

Te nderuar pjesemarres!

Ne sonte po shijojme momente emocionuese muzikore, qe Mirdita, ky grup i  mrekullueshem qe ka vene tradite tashme, po na e dhuron permes interpretimeve me shkalle te larte veshtiresie.

Formacioni orkestral me instrumente popullore te temperuar i te rinjve te ansamblit MIRDITA, ka nje histori suksesi, nen drejtimin e mjeshtrit te muzikes Kol Picaku, i cili edhe pse i ka kaluar te 70 vitet, ai vazhdon ta ushqeje me pasion e humanizem kete formacionin unikal ne muzikologjine shqiptare.

Formacioni orkestral i te rinjve mirditas vjen me nje recital te plote, si asnjehere tjeter, pas pergatitjeve te gjata nder vite dhe pjesemarrjeve ne evente te ndryshme mbarekombetare dhe jashte vendit. Qekur instrumentistet ishin fare te vegjel ne moshen 7 vjecare, maestro Picaku, arriti t’i shfaqe dukshem me talentin e tyre ne festivalet mbarekombetar te  instrumentisteve te vegjel ne Fushe Arrez, duke marre 8 cmime te para dhe me pas cmimin e madh “Ndue Shyti”.

Nderkohe qe po ky formacion ka marre pjese ne koncerte ne France, me muzike popullore dhe muzike klasike te autorve te njohur klasike si Bah, Xhuzepe Verdi, Brams etj. Grupi orkestral ka dhene koncerte ne shume qytete te vendit, kryesisht ne Tirane, por dhe ne Kosove e Mali i Zi ne takime mbarekombetare duke ia ndritur emrin kultures mirditase ne pergjithesi.

Ai eshte ftuar ne televizionet kryesore kombetare si Top Channel ne emisione te posacme muzikore si Top Show Magazine, por dhe ne 10 vjetorin e Digitalb. Mori pjese ne kengen e zemrave futbolldashese shqiptare “Kuq e Zi” dhe ajo qe eshte me e rendesishme perfaqesoi Shqiperine ne takimin nderkombetar te Turizmit ne Tirane me 20 ministra te turizmit te vendeve te ndryshme europiane dhe sekretarin e pergjithshem te Organziates Boterore te Turizmit duke marre vleresim special.

Ky formacion vazhdon te ftohet ne shume evente kombetare. Ne Festivalin e Gjirokastres 2015, ishte i ftuar nderi ne Naten Gala, si formacioni unik ne Shqiperi.

Edhe pse kemi nje brez tashme te rinjsh ne kete formacion, ai vazhdon te furnizohet edhe me talentet e vegjel, sic jane dhe sonte ketu ne kete skene, ku perfomojne rreth 30 instrumentiste, nje prej orkestrave me te medha qe ka Shqiperia ne kete lloj muzike.

Fakti tjeter, qe sot paraqitet me nje recital te vetin i nderthurur dhe me grupe te kenges lirike nga Universiteti i Arteve dhe profesorin e nderuar Gjyrezi apo pjestarin e grupit te “Djemve te Detit”, duke na sjelle orkestrale dhe kenge nga trevat e ndryshme te vendit dhe muzike neper kontinente, e ben akoma me te vecante dhe origjinal kete grup te Mirdites, qe padyshim, do te vazhdoje ta kete me te spikatur shkelqimin e tij ne vitet qe vijne. Bashkia, qe une drejtoj, do te jete ne krah te tyre, ansamblit te mrekullueshem Mirdita dhe gjithe kultures se Mirdites.

Pergezime per kete mrekulli muzikore qe na dollet sonte!

 

Tags:

We will be happy to hear your thoughts

Leave a reply

BASHKIA
Logo