“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” mbërrin edhe në Mirditë.

Prej disa vitesh nisma “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” është kthyer në traditë. Një nismë e tillë është iniciuar nga Shoqëria Civile dhe mbështetet e përkrahet nga Qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare. Në këtë kuadër edhe në Bashkinë Mirditë, konkretisht në qytetet Rrëshen, Rubik, Reps, Kthellë, Fanë etj, nisma “Të pastrojëmë Shqipërinë nënjë ditë” ka gjetur mbështetje të plotë.

Rreth orës 10 paradite, të gjitha rrugët e qytetit kanë qenë të mbushura nga nxënësit e shkollave, puonjës të institucioneve të ndryshme si Komisariati i Policisë, Shërbimi Shëndetësor Publik si edhe e gjithë administrata e bashkisë. Aksionit i jane bashkuar edhe qytetarë të pa angazhur në insitucionet publike, por kanë zgjedhur të pastrojnë ambientet pranë banesave të tyre. Më herët firma e patrimit “Eurogers” ishte kujdesur për të siguruar mjete ndihmëse si çese pastrami, mjete të ndryshme dhe makinat e pastrimit.

Aksioni ka zgjatur rreth dy orë, ku më pas janë parë rezultatet e këtij aksioni. Për vetë pjesmarrjen massive dhe seriozitetin e treguar, cdo metër e hapërsirës në qytet është pastruar. Në çdo lagje apo pas pallateve deri edhe periferike, panorama ka qene krejt ndryshe.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>