Ftesë për dëgjesë publike, faza e parë për përgatitjen e Planit të Përgjithshëm Vendor

Bashkia Mirditë, ju fton në 15 Shtator 2017, ora 11:00 tek Pallati i Kulturës, në dëgjesën publike me qëllim informimin dhe diskutimin për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Dëgjesa Publike është pjesë e procesit të konsultimit për PPV-në duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

Gjatë dëgjesës publike, kompania e cila harton PPV-në në bashkëpunim me bashkinë Mirditë do të prezantojë gjetjet dhe konkluzionet si rrjedhojë e analizes dhe vlerësimit të gjendjes aktuale të bashkisë, në kuadër të Fazës së parë të Planit: “ Analiza dhe Vlerësimi i Gjendjes Aktuale të bashkisë”.

Faza e parë e Planit përmban analizën e gjendjes aktuale të bashkisë si rrjedhojë e mbledhjes së të dhënave ekonomike, demografike, kulturore. Gjithashtu përshkruhet gjendja e infrastrukturës sociale dhe teknike e bashkisë. Si dhe bëhet vlerësimi i gjendjes në bazë të pikave të forta dhe të dobëta, përshkruhen elementët të cilët përbëjnë potencialin për zhvillim e qëndrueshem të bashkisë.

Jeni të mirëpritur të merrni pjesë, për të shprehur opinionin tuaj.