Ministrja Nikolla dhe Kryebashkiaku Dedaj përurojnë gjimnazin e rikonstruktuar të Rrëshenit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Mirditë z.Ndrec Dedaj kanë përuruar shkollën e mesme të rikonstruktuar të Rrëshenit.

Me një vlerë prej rreth 120 milion lekësh, falë mbështetjes së qeverisë shqiptare është bërë e mundur rikonstruksioni i plotë i shkollës, pajisja e saj me sisteme ngrohje moderne, instalime elektrike dhe hidraulike, hapësira bashkëkohore si dhe krijimi i ambjenteve sportive të brendshme e të jashtme të standarteve të larta.

Ndërsa u zhvillua edhe një takim me mësuesit e kësaj shkolle, znj. Nikolla u shpreh “Eshtë një kënaqësi e veçantë që ja dolëm për të bërë këtë investim cilësor nga pikëpamja infrastrukturore. Ju siguroj mbështetje dhe përkrahje për arsimin, dhe për çdo problematikë që ju mund të hasni gjatë punës tuaj si mësues, me qëllim që kjo të përkthehet në punë dhe cilësi nga ana juaj. ”

Kryetari i Bashkisë u shpreh se kjo shkollë e rikonstruktuar tashmë është e standarteve evropiane për sa i përket kushteve të krijuara. “Çdo gjë është e re në këtë shkolle dhe të një cilësie të larte me suvatime, rrjet elektrik e hidraulik të ri, me çati e dysheme te re, me sistem termoizolimi, sistem ngrohje, sistem zjarrfikëseje, shkallë emergjencash, ambjente sportive të mbyllura dhe të hapura, me biblotekë te re etj
E rëndësishme është që në këtë shkollë me standarte evropiane të sillemi si evropianë për sa i përket mirëmbajtjes, ashtu siç kujdesemi për mirëmbajtjen e shtëpive tona, të mirëmbajmë edhe këtë shtëpi të re të përbashkët të edukimit dhe dijes.” përfundoi Kryebashkiaku z.Dedaj.

DSC02509
DSC02511
DSC02516
DSC02527
DSC02525
DSC02551
DSC02559
DSC02572

73-vjet nga Çlirimi i Mirditës, nderohen dëshmorët

Është përkujtuar sot 73-vjetori i çlirimit të Mirditës në qytetin e Rrëshenit.

Në Memorialin e Dëshmorëve të Mirditës janë vënë lule dhe është zhvilluar ceremoniali në përkujtim të të rënëve.

I pranishëm në ceremoni, Kryetari i Bashkisë z.Ndrec Dedaj u shpreh “Mblidhemi çdo vit për të kujtuar historinë, dhe dëshmorët. Nderimi më i madh që duhet t’i bëjmë të rënëve për atdheun është puna dhe zhvillimi i vendit. Të gjithë jemi të njohur me ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Mirditë. Një pjesë e projekteve kanë përfunduar e të tjera do të nisin vitin e ardhshëm.”

Kryebashkiaku premtoi gjithashtu rikonstruksionin e varrezave të Dëshmorëve në vitin e ardhshëm, duke i kushtuar vëmendje të posaçme nderimit të të rënëve dhe memorialit për ta.

Të pranishëm në ceremoni ishin veteranë dhe qytetarë të Mirditës.

clirimi2
clirimi4
clirimi3
clirimi5