Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Nëntor

Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës për muajin Nëntor, ku në rendin e ditës ishin paraqitur një sërë projekt-vendimesh, të cilët pas diskutimeve nga këshilltarët u miratuan:

  • Vendim për dhënie mandati këshilltarit z.Klevis Dodaj subjekti politik, Partia Socialiste e Vërtetë 91, sigla (PSV 91) për plotësimin e vendit vakant të lënë nga zj.Vera Kabali për shkak të dorëheqjes të saj ;
  • P/vendimi i kryetarit të bashkisë “Për miratimin e Paketës Fiskale të bashkisë Mirditë” për vitin 2018 ;
  • P/vendimi i kryetarit të bashkisë “Për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.03 ha dhe 0.4 km, në vendin e quajtur ekonomia pyjore/kullosore bjeshka e Oroshit, pjesë e fondit pyjor/kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 6-vjeçar subjektit Vodafone Albania Sha.” ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.03 ha dhe 360 m2 që shërben si rrugë kalimi në vendin e quajtur ekonomia/kullosore Shkallgjane, ngastra 11/a, pjesë e fondit pyjor/kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 5-vjeçar subjektit Telecom Albania Sha.” ;
  • P/vendim i kryetarit i bashkisë “Për parashikimin e shkeljeve që përbëjnë kundravajtje administrative dhe vendosjen e gjobave ” ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “ Për shtesë dhe ndryshim projekti për objektin, sistemim asfaltim i rrugës Klos-Gjakëz-Domgjon (Faza 1), bashkia Mirditë ” ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për zhbllokimin e rrugës Zall Xhuxhë, njësia administrative Fan ” ;

Ndërkohë me kërkesë të këshilltarit z.Ndrec Biba në emër të grupit të këshilltarëve të Djathtë, Drejtoresha e Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës znj. Edona Daçi paraqiti një raport mbi veprimtarinë e këtij Fondacioni të themeluar nga Bashkia Mirditë para 15 muajsh.

MBLEDHJE_30 NENTOR (3)
MBLEDHJE_30 NENTOR (4)

Bashkia Mirditë, sukses në Panairin “Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip”

Nën kujdesin e kryeministrit z. Edi Rama sot u çel për herë të parë panairi “SHQIPËRIA  PUNON  TOKËN”, një agro-panair i përmasave kombëtare, duke nxjerrë në pah punën e fermerëve, prodhuesve të produkteve bujqësore e blegtorale, agropërpunuesve dhe të gjitha bizneseve që punën e tyre e kanë të lidhur drejtpërdrejt me Tokën.

Unifikimi i produkteve shqiptare erdhi për herë të parë në një hapësirë të përbashkët në zemër të metropolit, nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ai sherbeu jo vetem si një rigjallërim i jetës kulturore dhe sociale në të gjithë vendin dhe për të gjithë, por edhe si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndër rajonal.

Mes kompanive të produkteve ushqimore pati një prezantim kulinarie, ku në qendër u prezantuan prodhimet shqiptare dhe ato rajonale. Mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, ofruan mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

“Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip”,  ishte  gjithashtu dhe manifestimi më i madh si element promovues i vlerave të trashëgimisë dhe diversitetit kulturor. Një ndër qëllimet e aktivitetit lidhej me përkrahen e këtyre njerëzve dhe këtyre grave që, krahas ruajtjes së traditës kulturore, do t’a kultivojnë atë dhe për gjeneratat e reja, aty ku historia dhe tradita lidhet me jetën moderne.

Bashkia Mirditë mori pjesë me një stendë dinjitoze si në dizajn e arredim, po ashtu në performancë dhe prezantim, duke e ndarë në dy pjesë kryesore; atë të prodhimit të krahinës dhe të zejeve trashëgimore. Ndër të tjera ra në sy interesimi i vizitorëve të shumtë për bimët medicinale, përpunimit artizanal të tyre dhe shumëllojshmërisë së tyre në zonën e Mirditës, duke qenë dhe ndër stendat më të frekuentuara në të gjithë panairin.

Kantina Arbëri ishte e përfaqësuar në dy pavione; si atë të verërave shqiptare dhe në stendat e Bashkisë, duke tërhequr vëmendjen e qindra viztorëve vendas dhe të huaj.

Zejet e traditës si të veshjeve apo të instrumenteve popullorë u bënë qendra të interesimit të madh por dhe të perfomancave live, ndërkohë që veshja e nuses së Mirditës qe e kërkuara e ditës në të gjitha pavionet e Panairit të madh.

Stendat e Mirditës u vizituan dhe nga Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili përshëndeti Bashkinë Mirditë dhe pjesëmarrësit për këtë prezantim dinjitoz, duke u ndalur në mënyrë te veçantë tek bimët medicinale dhe mënyra sesi ato janë përpunuar, e duke premtuar mbështetje konkrete në të ardhmen për agrobujqësinë edhe në Mirditë.

Ndërkaq kryeministri Rama, pas konferencës me agrobisnesin, duke përgëzuar gjithë pjesëmarrësit në panair, gjeti kohën për të përgëzuar Nusen e Mirditës, për veshjen e bukur të traditës, por dhe si një prej 100 nxënësve më të mirë ekselentë në Shqipëri.

I gjithë panairi ishte konceptuar si  një vitrazh gjithëpërfshirës për aktorët më të rëndësishëm të tregut shqiptar, si investitorë ashtu dhe prodhues. Harta e shtrirjes së panairit përfshiu partnerët tregtarë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kësisoj, objektivi kryesor mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore, si resurs i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor.

10
22
20
18
17
16
14
12
8
4
3
2

Bashkia Mirditë, aktivitet masiv për Festat e Nëntorit

Bashkia Mirditë dhe Zyra Arsimore organizuan sot një manifestim të madh artistik dhe sportiv në sheshin “Abat Prend Doçi” në Rrëshen me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit.
Si rrallë herë në sheshin e ri pedonal, flakëruan ngjyrat kuq e zi përmes performancës së nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të ndjekur nga një publik i gjerë rreth e qark sheshit.
Fillimisht fëmijët e Kopshtit Rrëshen “udhëhoqën” vargun e gjatë të parakalimit përmes pedonaleve të reja në qytet për t’u grumbulluar të gjithë sëbashku në shkallaret e amfiteatrit në shesh, nga ku dhe filloi manifestimi i madh i nxënësve të shkollave.
Përmes valleve shqipe me simbolin e flamurit nxënësit evokuan Shqiperinë e para 105 viteve kur u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali duke shpallur Pavarësinë e vendit.
Në këtë shesh me emrin e abatit të përndritur, Rilindasit të Madh, Prend Doçi, bashkia me këtë organizim madhështor në bashkëpunim me Zyrën Arsimore dhe shkollat, kishte menduar të mirëpriste brezin më të ri të Mirditës duke i mbushur anët pedonale dhe sheshin me energjitë rinore.
Ndërsa vallja e shqipeve u përcoll në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit e 9-vjecareve. Më pas sheshi u mbush me tingujt e traditës, me çifteli, bilbil e daulle si dhe Valsin e Danubit nga fëmijet e QKF Mirdita.
Gjimnazistët e Rrëshenit sollën në koreografinë e tyre një nga perlat e valles së njohur të shqipeve, valle që është kënduar e kërcyer në sa e sa skena brenda dhe jashtë vendit.
Nuk mund të mendohen datat e mëdha të historisë shqiptare pa penën e artë të poetit të madh mirditas, Gjokë Beci. Ka mbetur himn kënga “Rrjedh në Këngë e Ligjërime” ndaj dhe u këndua në këtë ditë të shënuar.
Lojërat popullore janë një dimension tjetër i natyrshëm i manifestimeve të tilla si ky i sotmi. Ishin nxënësit e shkollave të Rrëshenit dhe gjimnazit që përcollën stafetën me piketa e me flamuj, apo lojëra të ndryshme humoristike si dhe tërheqje litari përmes haresë dhe alegrisë që i karakterizon kur bie fjalë për manifestime me thalb të tillë kombëtar.
Nga njësia administrative Fan erdhën nxënësit e shkollës “Ndrecë Ndue Gjoka” me një përshëndetje speciale përmes aerobisë së tyre. Valltarët dhe artistët e asaj shkolle mbajnë të ndezur aktivitetin artistik dhe sportiv në atë zone e më tej.
Manifestimin e përshëndeti dhe ipeshkvi i dioqezës Rrëshen, monsinjor Gjergj Meta, duke përgëzuar organizatorët për këtë veprimtari model, që i bën nder Mirditës dhe Kombit. Ai u ndal dhe në kontributet e pamata të prelatëve të ndritur dhe atdhetarëve mirditas në momentet më kulmore të ekzistencës si Komb.
Pjetër Pjetri, kryetari i Këshillit Bashkiak Mirditë, theksoi se në emër të kryebashkiakut Ndrec Dedaj, përgëzon gjithë pjesëmarrësit, mësuesit e fiskulturës dhe drejtuesit e shkollave, stafin e kulturës, të cilët bashkërisht përcollën në mënyrë aq dinjitoze dy ngjarje të mëdha për Kombin mbarë dhe Mirditën në veçanti. Ai theksoi se 105 vjetori i Pavarësisë dhe Dita e Clirimit, 29 Nëntori, janë dy festa që Mirdita i kremton me krenari për kontributet e spikatura që ka dhënë në ditët e mëdha të Historisë sonë kombëtare.
Pjesa kulminante u shënua me ndërtimin e fjalës 105 vjet dhe PAVARËSI përmes vetë nxënësve të shkollave 9 vjecare dhe gjimnazistëve, e më pas kalasë madheshtore, me ngritjen e flamurit në lartësi të saj. Nxënës të dy shkollave u bënë bashkë duke na konfiguruar kalanë shqiptare. Mbi kalatë ka qëndruar krenar flamuri ynë i bukur, flamuri i shqipeve.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20