Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Dhjetor/ Miratohet Projekt-Buxheti 2018

Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës për muajin dhjetor, ku u paraqitën disa projekt-vendime, të cilat morën shumicën e votave nga këshilltarët.

Projekt-vendimet e miratuara:

  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “ Për buxhetin e vitit 2018” të bashkisë Mirditë ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për miratimin e kalendarit të programit buxhetor afatmesëm 2019-2021 dhe i buxhetit vjetor” të bashkisë Mirditë ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për përdorim të fondit të emergjencave Civile” ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “ Për miratimin e listës së prioriteteve në investime për vitin 2018” të bashkisë Mirditë ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për miratimin e linjave të transportit të mësuesve dhe të nxënësve që punojnë e mësojnë jashtë vendbanimit të tyre” në bashkinë Mirditë ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për privatizimin e banesave me nr,pasurie 3/100, zona kadastrale 3224,qyteti Rubik nga pronësi e bashkisë Mirditë në pronësi të personave që janë pajisur me autorizim” ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për miratimin e numrit të punonjësve të bashkisë dhe institucioneve në vartësi dhe njësive administrative” të bashkisë Mirditë ;
  • P/vendim i kryetarit të bashkisë “Për miratimin e numrit të punonjësve të Agjensisë së Punëve Publike dhe Mirëmbajtjes, përson juridik, në vartësi të bashkisë Mirditë për vitin buxhetor 2018” ;
  • Gjithashtu pjesë në rendin e ditës u bë, edhe raporti i komisionit të financave dhe ekonomisë mbi shqyrtimin e projekt-buxhetit të vitit 2018 i mbajtur në mbledhjen e datës 21.12.2017 ora 12 ;

Ndërkohë në mbledhjen e sotme, u shtua si pikë në rendin e ditës, edhe shpronësimet e tokave për zgjerimin e varrezave në qytetin Rrëshen, pikë e cila u miratua në parim nga këshilltarët.

Faza e tretë për Planin e Përgjithshëm Vendor, mbahet dëgjesa publike

 

Bashkia Mirditë, ka mbajtur sot dëgjesën publike në ambjentet e Pallatit të Kulturës Rrëshen, në kuadër të hartimit të Dokumentit të Planit të Zhvillimit Territorial, dhe Rregullores së Planit të Planit të Përgjithshëm Vendor, në kuadër të Fazës së III-të të këtij Plani.

 

 

Në këtë dëgjesë publike morën pjesë qytetarë dhe palët e interesuara, të cilët u informuan dhe diskutuan rreth projekteve që janë parashikuar të realizohen.

Faza e III-të përfshin një përmbledhje, që vjen si rezultat i fazave të mëparshme të zhvillimit të këtij Plani.

Kjo fazë, përbëhet nga katër komponentë kryesorë:

-Plani i propozimeve territoriale, i cili përfshinte ndarjen në pesë sisteme terreni, ndarjen në zona dhe kufinjtë e përdorimeve të propozuara të tokës;

-Planin  e mbrojtjes së mjedisit, i cili përcaktonte standardet dhe rregullat për aktivitete të ndryshme me qëllim zbutjen e ndikimit në mjedis;

-Programin e shërbimeve dhe infrastrukturës publike ku përcaktohej infrastruktura bazë dhe efektet e tyre mbi Bashkinë;

-Planin e veprimeve për zbatimin e PPV,  i cili lidhej me planin e veprimeve dhe projekteve që do të realizohen në bashki  në 15 vitet e ardhshme.

faza e trete ppv (1)
faza e trete ppv (3)

Thirrje për aplikime/ Program 3-ditor “Mësojmë për Bashkimin Evropian”

Je një i ri/ e re në moshën 15-20 vjeçare dhe dëshiron të mësosh më shumë rreth Bashkimit Evropian?

Bashkia Mirditë ju fton të aplikoni në programin 3-ditor “Mësojmë për Bashkimin Evropian”,  në kuadër  të aktiviteteve informuese të Këndit të Bashkimit Evropian.

Objektivat e këtij programi janë:

·         Pjesëmarrësit të njihen me Këndin e BE-së në Bashkinë Mirditë

·         Të rinjtë të informohen për  Bashkimin Evropian

·         Të rinjtë të ndërgjegjësohen për rolin e tyre në procesin e Integrimit Evropian

Kur?  26-28 Dhjetor 2017

Kush mund të marrë pjesë?  Të rinj (15-20 vjeçarë)

Ku? Pallati i Kulturës, Rrëshen, Mirditë

Gjatë tre ditëve do të trajtohen temat e mëposhtme:

1.      Si lindi Bashkimi Evropian?

2.      Institucione dhe organizma të BE-së

3.      BE dhe Shqipëria (fakte)

4.      Çfarë është integrimi evropian?

5.      Vendet anëtare të BE-së

6.      Cilat janë sfidat që duhet të përballojë Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian?
7.      Konkurs njohurish

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në linkun:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdq8cu57lUYDmzaEZ89L5ckXsHiscdbu14rUA1Xwlqy7X6r1A/viewform?usp=sf_link