Kurorëzohet me sukses “Mirdita Fest 2017”

Përfundoi me sukses edicioni i III-të i Mirdita Fest 2017, një event muzikor rinor i përvitshëm, nën organizimin e Bashkisë Mirditë. Ky edicion solli prurje të reja artistike në interpretim, ndërkohë që konkurohej për çmimin e madh “Gjok Beci”, si homazh ndaj poetit të madh, me të cilin lidhet fort jo vetëm historia e folklorit mirditas, por dhe ajo e muzikës së lehtë mirditase dhe shqiptare për dekada të tëra.

Tetë artistë të rinj konkuruan për këtë çmim, të ardhur nga gjimnazi Rrëshen, Lezha, Liceu artistik në Tiranë dhe Universiteti i Arteve.

Ra në sy përgatitja e mirë profesionale e konkuruesve, zëri i tyre dhe teknikat interpretuese.

Publiku priti me entusiazëm edhe orkestrën për disa performanca live, si dhe një orkestrale të punuar si gërshetim në traditë me rrymat moderne. Në bilbil Mark Gjonaj, çifteli Pashk Filopati & Gezim  Gjonaj; sint  Blert  Leci, kitarë  Jurgen Cara, bateri Beriland Kadeli dhe trompon Gezim Tusha. Këngëtarët si Adelion Kola e Daniela Koka apo Sabina Dona preferuan të interpretojnë edhe live, duke qenë plotësisht të sinkronizuar me orkestrën që vinte si formacion-risi në këtë edicion.

Juria e përbërë nga koreografi i njohur Arjan Sukniqi, Gerti Druga, muzikant dhe drejtor artistik i Ansamblit të Shtetit, Synjona Papleka, muzikante pianiste, Genc Kastrati, solist në valle me Ansamblin e Shtetit, duke vlerësuar gjithë artistët konkurues dhe ata që përshëndetën dhanë çmimet si më poshtë:

Çmimin e tretë Xhesika Doçi; çmimin e dytë Ester Gjoka.

Ndërsa është vlerësuar me çmimin e madh “Gjok Beci” për edicionin e III-të në “Mirdita Fest 2017”, këngëtarja e re Sabina Dona, cmim i cili i është dorëzuar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Mirditë, z. Nikoll Gjikolaj.

Në emër të Kryetarit të Bashkisë z. Ndrec Dedaj, këtij çmimi i është adresuar edhe stema e bashkisë si souvenir i punuar në qelq, ndërkohë që në emër të kryebashkiakut Dedaj solli përshëndetjet e tij më të ngrohta për artistët e rinj dhe gjithë stafin organizator Kryetari i Këshillit të Bashkisë z. Pjetër Pjetri.

Arian Sukniqi si kryetar Jurie ne fjalën e tij përgëzoi gjithë artistët pjesëmarrës, ndërsa u shpreh me entuaziazëm për Rrëshenin dhe Mirditën, ku dhe ai vinte për herë të parë, por i mbushur me plot mbresa dhe emocione, duke u shprehur me metaforën si “qytet në shpërthim” në të gjitha fushat, infrastrukturë dhe mobilim urban por dhe për një pasuri të vlertë kombëtare sa i përket kulturës dhe trashëgimisë. Bashkëpunimet me Bashkinë Tiranë, tha ai, kanë qenë modeli më i mirë i bashkëpunimit në mes bashkive në Shqipëri, dhe që synohet shtrirja më tej. “Kësisoj, që tani,  po mendojmë që, pikërisht me Mirditën, ne të realizojmë një nga produktet më interesantë të vitit që vjen me Ritualin e Jetës që do të ketë dy premiera, njërën këtu në Mirditë dhe tjetrën në Tiranë tek Amfiteatri i ri Veror që përurohet në muajin prill të vitit të ardhshëm.” u shpreh z.Sukniqi.

Çmimet u shoqëruan dhe me kontribute simbolike financiare nga bizneset: bar-kafe “Filopati i Ri”; resort “Lugina” në Katundin e Vjetër dhe Boutique ” Luisa” ne Rreshen.

Sollën përshëndetje të ngrohtë për publikun përmes këngës dhe dy motrat Tusha, Armela dhe Ardita Tusha.

Për realizimin e këtij eventi me rëndësi për vitin kulturor, u impenjuan gjithë stafi i pallatit të kulturës, një event i moderuar nga përgjegjësi i tij Gjergj Marku; drejtues artistik Mark Gjonaj, skenografia Paulin Pali dhe audio-foni e ndriçim Lin Kiku.

Edicioni i radhës synon ta shtrijë këtë çmim edhe më tej në hapësirën shqiptare.

25
24
23
22
21
20
15
14
13
11
10
9
7
6
5
8
2
1
3
4

Bashkia Mirditë lançon projektin “Dua edhe unë një strehëz!”

Bashkia Mirditë ka lançuar mbrëmjen e sotme projektin “Dua edhe unë një strehëz!”, një nismë e Kryebashkiakut z.Ndrec Dedaj, përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës.

Në eventin lançues të projektit, bizneset e zonës dhe qytetarë u ftuan të kontribuojnë për rikonstruksionin e banesave të 50 familjeve në nevojë.

Kryetari i Bashkisë iu bëri thirrje të pranishmëve për të ndihmuar familjet e identifikuara përmes këtij projekti bamirësie.

“Nuk ka vlerë asnjë lloj investimi në Mirditë, as të qenurit Kryetar Bashkie kur në territorin e Bashkisë time ka familje të tilla që jetojnë në varfëri ekstreme.” tha në fjalën e tij z.Dedaj.

I pranishëm në aktivitet ishte gjithashtu Ipeshkëvi Monsinjor Gjergj Meta, i cili iu bëri thirrje sipërmarrësve të kontribuojnë për këto familjet në vështirësi ekonomike. “Mos të harrojmë varfërinë ku jemi rritur shumë prej nesh. Dhe në këtë mënyrë ne thjesht kthejmë tek këto njerëz atë që na është dhënë neve.” u shpreh Ipeshkëvi i Mirditës.

Disa prej biznesmenëve të pranishëm shprehën gadishmërinë për të marrë përsipër rikonstruksionin e banesave për disa familje, ndërsa të tjerë deklaruan se në ditët në vijim do të kontribuojnë përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës, duke dhënë donacione.

Projekti “Dua edhe unë një strehëz!” ka identifikuar 130 familje në nevojë, të cilët jetojnë në kushte të papërshtatshme jetese, por 50 prej tyre janë klasifikuar si familje me nevojë urgjente për rikonstruksion të banesave në fazën e parë të projektit, pasi janë në pamundësi ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Për këtë projekt mund të kontribuojë kushdo përmes llogarive bankare:

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës

Banka Kombëtare Tregtare

IBAN LEKË: AL8320515616000222CLTJCLALLJ

IBAN EURO: AL4520515616000222CLTJCFEURC

IBAN DOLLAR:AL0820515616000222CLTJCFUSDF

coveri video
1
8
20
26
30
17

Buxheti 2018/ Mbahen dëgjesat publike në 7 njësitë administrative

Bashkia e Mirditës ka organizuar dëgjesat publike për projektbuxhetin e vitit 2018, në shtatë njësitë administrative.

Në konsultimet e mbajtura në Kthellë, Selitë, Kaçinar, Orosh, Fan, Rubik dhe Rrëshen morën pjesë qytetarët dhe anëtarët e Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor të cilët shprehën mendimet, sugjerimet, dhe problematikat sipas zonave të tyre të banimit.

Ndërsa prezantuan me detaje projektbuxhetin e vitit 2018, stafi i Bashkisë Mirditë u shpreh se do të bëhen përpjekjet maksimale për zgjidhjen e problematikave të paraqitura, me të gjitha mundësitë që ka kjo Bashki.

selite
rubik3
rubik2
rubik
orosh3
orosh2
orosh
kthelle
kacinar2
kacinar
fan2
fan