Në përurimin e Pallatit të Sportit “Arjana Arapi”

-Në shtëpinë tonë të re të lojrave me dorë…

Ditën e shtunë  u bë inagurimi  i Pallatit të sportit “Arjana Arapi” i rikonstruktuar tërësisht me të gjithë aksesorët e kohës.

Në fjalimin e tij z. Ndrec Dedaj kryetari i bashkisë u shpreh se është dhurata më e bukur  që mund t’u bëhej të rinjëve, qytetarëve dhe sportdashësve  të Mirditës.Ky investim u financua nga qeveria qendrore në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë.Gjithashtu z. Dedaj  u shpreh se ishte thellësisht mirënjohës ndaj  qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për këtë dhuratë të çmuar si dhe mirënjohje pafundësisht deputetes Lindita Nikolla për inicimin, argumentimin dhe mbështetëjen e fortë për ta financuar këtë projekt shum të dëshiruar nga sportistet dhe sportëdashësit Mirditorë!

Në rradhën e qytetarëve protagonistë të fitores së vajzave të Mirditës kur mposhtën Barletin, të shumtë ishin edhe personalite nga sporti dhe jo vetëm.

Këtu dua të veçoj pjesëmarrjen e  prefektit z. Gjokë Jaku, kryetarit të Komitetit Olimpik  Kombëtarë Shqiptarë, z. Erlind Pëllumbi, Gazetari i mirëjohur shqipetarë z. Dëfrim Met’hasani, ish sportistja e këtij ekipi znj.Marjana Suli si dhe shumë sportistë të vjetër që kontribuan ndër vite  në krijim dhe mbajtjen gjallë të këtij sporti aq të dashur për vendasit.