Pajtimtari i shquar i Kosovës, Anton Çeta, i kthehet me një bust vendit të origjinës, Mirditës. Një titull i lartë nderi për Bajraktarin e Oroshit, Preng Marka Prenga.!

Këshilli i Bashkisë në mënyrë unanime ka miratuar propozimin e Kryetarit të Bashkisë z. Ndrec Dedaj, për vlerësimin e dy figurave të rëndësishme të historisë së Mirditës. Konkretisht u vendos miratimi i vendosjes së bustit të Anton Çetës, në në një vënd të përshtatshëm në qytetin e Rrëshenit. Ndërsa i dyti i votuar në këtë mbledhje këshilli, është Bajraktari i mirnjohur i Oroshit, Preng Marka Prenga. Për Preng Marka Prengën këshilli Bashkiak miratoi propozimin e Kryetarit të Bashkisë z. Ndrec Dedaj, për ti propozuar Presidentit të Republikës, që t’i akordojë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Anton Çeta, origjina e të parëve vjen nga Domgjoni i Fanit, gjithmonë ka theksuar me krenari origjinën mirditase të Tij, edhe pse vetë kishte lindur dhe rritur në Gjakovë, krahimë e Kosovës që ka pritur bujarisht banorë të Mirditës gjatë rrjedhave të historisë.

[su_slider source=”media: 1054,1055,1056,1059″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

Anton Çeta është një ndër emrat më të spikatur të Kosovës e të gjithë hapësirës mbarshqiptare pasi inicoi një fushatë të jashzakonshme të pajtimit të gjaqeve në Kosovë, në moementet më delicate të të historisë së kësaj pjese shqiptare të ndarë me forcë nga trungu mëmë. Ai lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve nëKosovë.

Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri më1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptareHistori e letërsisë dhe Gjuhë latine nëUniversitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të KosovësMalit të Zidhe Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

Preng-marka-prengaPo ashtu me miratim të plotë, u vendos ti propozohet Presidentit Nishani, akordimi i titullit “Nderi i Kombit” për bajrajtarin gjysëm shekullor të Oroshit, Prenga Marka Prenga.  Bajraktari i Oroshit ka nderin dhe meritën historike të jetë në krye të levizjes së Mirditës për liri dhe pavarësi kombëtare, duke udhëhequr krengritësit mirditas, në kryengritjet e njohura të kësaj krahine dhe më gjërë, të vitëve 1911 dhe 1912.

Preng Marka Prenga me porosi të Abat Doçit, ngriti flamurin e kryengritjes te kisha e Shën Markut në Fan, në një kuvend të gjërë. Në qershor të po atij viti luftëtarët e l2 bajrakëve të Mirditës, të mbështetur dhe nga ata të Lurës, Lumës, Matit dhe Dibrës, të udhëhequr nga Preng Marka Prenga mësyjnë, Lezhën për ta çliruar nga sundimtarët turq dhe arrijnë të marin në dorë kështjellën dhe krejt qytetin. Ky ishte fillimi i veprimeve luftarake të këtyre kryengritësve që do të pasohej nga luftime të tjera të rëndësishme për muaj të tërë, në vijën Kreshtë-Gomsiqe etj.

Preng Marka Prenga simbolizon tipin e prijësit popullor të Mirditës, të plakut të urtë e të mençur, që njeh dhe zbaton doket, kanunin, etj. Vdiq në Orosh në vitin 1955.

Këshilli Bashkiak, miratoi edhe Kthimin të Objektit ish-pallati i Gjeologjisë, në fond banesash për qytetarët të nevojë të Rubikut.

Mbledhja miratoi ndihmën ekonomike për gjitha njësitë administrative të Mirditë, si edhe bursat e ndërmjetme për konviktet e shkollave Rrëshen dhe Rubik.

Leave a Comment