Bashkia Mirditë ka lançuar mbrëmjen e sotme projektin “Dua edhe unë një strehëz!”, një nismë e Kryebashkiakut z.Ndrec Dedaj, përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës.

Në eventin lançues të projektit, bizneset e zonës dhe qytetarë u ftuan të kontribuojnë për rikonstruksionin e banesave të 50 familjeve në nevojë.

Kryetari i Bashkisë iu bëri thirrje të pranishmëve për të ndihmuar familjet e identifikuara përmes këtij projekti bamirësie.

“Nuk ka vlerë asnjë lloj investimi në Mirditë, as të qenurit Kryetar Bashkie kur në territorin e Bashkisë time ka familje të tilla që jetojnë në varfëri ekstreme.” tha në fjalën e tij z.Dedaj.

I pranishëm në aktivitet ishte gjithashtu Ipeshkëvi Monsinjor Gjergj Meta, i cili iu bëri thirrje sipërmarrësve të kontribuojnë për këto familjet në vështirësi ekonomike. “Mos të harrojmë varfërinë ku jemi rritur shumë prej nesh. Dhe në këtë mënyrë ne thjesht kthejmë tek këto njerëz atë që na është dhënë neve.” u shpreh Ipeshkëvi i Mirditës.

Disa prej biznesmenëve të pranishëm shprehën gadishmërinë për të marrë përsipër rikonstruksionin e banesave për disa familje, ndërsa të tjerë deklaruan se në ditët në vijim do të kontribuojnë përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës, duke dhënë donacione.

Projekti “Dua edhe unë një strehëz!” ka identifikuar 130 familje në nevojë, të cilët jetojnë në kushte të papërshtatshme jetese, por 50 prej tyre janë klasifikuar si familje me nevojë urgjente për rikonstruksion të banesave në fazën e parë të projektit, pasi janë në pamundësi ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Për këtë projekt mund të kontribuojë kushdo përmes llogarive bankare:

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës

Banka Kombëtare Tregtare

IBAN LEKË: AL8320515616000222CLTJCLALLJ

IBAN EURO: AL4520515616000222CLTJCFEURC

IBAN DOLLAR:AL0820515616000222CLTJCFUSDF

coveri video
1
8
20
26
30
17