-Kolonia e artit dhe premierë filmi me metrazh të shkurtër 

Kanë vazhduar veprimtaritë e shumta në kuadrin e Javës së “Festes së Arbërit 2018”, organizuar nga bashkia Mirditë. Pas një sërë veprimtarishë të rëndësishme si me panair, sesion shkencor, shtegtime nëpër trojet e Arbërit, koncerte artistike etj, sot rradhën e patën dy evente të rëndësishme ,që lidhen me artin figurativ dhe premierë filmi.

Fillimisht është bërë premiera e filmit “Shtëpia e Vjetër” me regjisor Genti Kame, një film triller, që merret me një lloj qasje të veçantë që u bëhet dokeve dhe zakoneve të mikpritjes malësore, luajtur nga një klas i lartë aktorësh maqedonas dhe shqiptarë. Duhet theksuar fakti se filmi me metrazh të shkurtër në pjesën më të madhe të tij është xhiruar në një kullë të hershme mirditase,të  Fran Dodës nga Përlati, ku 85 vjeçari ishte pjesë e panelit në skenë.

Eventin e rrallë e përshëndeti kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, ndërsa vetë regjisori u shpreh me fjalët më të mira për mënyrën se si ai është ndihmuar hap pas hapi nga mirditasit e kullave si dhe gjithë faktori hulumtues dhe kulturor.

Një pritje e vecantë i është bërë skulptorit të njohur Saimir Strati që kishte ardh enkas në Festën e Arbërit, dhe që gjithashtu do të jetë i angazhuar nga kryebashkiaku Dedaj në realizimin e një mozaiku gjigand me stemën e Arbërit para godinës së re në shërbim të qytetarëve.

Mjeshtri Strati, fitues i 11 Ginnes për mozaikë ka sjellë dhe një punim të tij dhuratë për bashkinë, ndërkohë që stema e bashkisë e punuar ne filigram i është dhuruar nga ana kryebashkiakut Dedaj, ashtu si dhe regjisorit të filmit Kame.

Më pas piktori Fehmi Hoxha ka punuar në mjedise të hapura në akrilik, një punim i cili do t’i dhurohet bashkisë së Mirditës, ashtu siç një punim të tillë, që shton fondin e veprave të artit figurativ në Mirditë, është përcjellë dhe nga piktori suharekas Refki Gollopeni. Ndersa ka terhequr vemendjen nje punim i piktorit dizenjator Xhovalin Kacorri i cili ne bashkepunim me skultorin e ri Bledar Doda. Skulptura “Arberorja”, ndersa me nje punime ne pikture eshte paraqitur edhe piktori Gjok Pepa.

DSC00045
DSC00054
DSC00049