Bashkia Mirditë, ju fton në 26 Tetor 2017, ora 11:00 sallën e koncerteve tek Pallati i Kulturës për dëgjesë publike të gjithë qytetarët me qëllim informimin dhe diskutimin për hartimin e PPV-së.

Dëgjesa Publike është pjesë e procesit të konsultimit për Planin e Përgjithshëm Vendor duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

Gjatë dëgjesës publike, studio e cila harton PPV-në GAIA SA, në bashkëpunim me bashkinë Mirditë do të prezantojë hartimin e Dokumentit të Strategjisë Territoriale të PPV-së, në kuadër të Fazës së II-të të Planit:

“STRATEGJIA TERRITORIALE”

Faza e II-të e Planit përmban hartimin e Dokumentit të Strategjisë Territoriale të PPV-së e cila do të përcaktojë vizionin 15-vjeçar të zhvillimit të territorit të Bashkisë. Gjithashtu përshkruhet vizioni i zhvillimit, objektivat strategjike të planit dhe drejtimet për zhvillimin e territorit. Në këtë fazë detajohen programet dhe projektet kryesore pilot të cilët zbërthejnë strategjinë më tej, në hapat konkrete që duhet të ndërmarrë bashkia në vijim.

Jeni të mirëpritur të merrni pjesë, për të shprehur opinionin tuaj.