Fundviti me festat e rëndësishme si Krishtlindjet dhe viti Ri, sjell pak orë ndryshe për kategori disi më të veçanta qytetare, në Bashkinë e Mirditës.

Janë këngëtarë të njohur si Çiljeta, Stine, Xhesika, Altin Sulku, 52 ONI, Gjeto Luca, Zef Bega, gjithnjë shoqëruar dhe nga grupi i valltarëve te vegjël të ansamblit MIRDITA, që kanë mbajtur pezull pjesmarrësit një këtë aktivitet, më i rëndësishmi i kësaj shoqate gjatë12373328_10207050039241448_1174025693372743601_n 10245412_10207050037361401_4067888927255389374_n gjithë vitit. Po përveç këngëve, individët me deficensa fizike kanë qeshur e gëzuar me të ashtuquajturin “Gjini i Portokallisë” apo “Skifteri”, ose e thënë ndryshe, aktori Bes Kallaku.

Organizimi ka qenë i shoqatës së personave të paaftë fizikisht, dega Mirditë, të cilët e kishin konceptuar edhe si “Koncert HUMANITAR” ku për anëtarët e këtij grupimi u ndanë edhe pako me ndihma ushqimore dhe lodra për fëmijë, për të kaluar sa më mirë festat e fundvitit.

Aktiviteti ka zgjatur mbi dy orë në Pallatin e Sportit “Arjana Arapi” të Rrëshenit, ndërsa kompani të ndryshme që tregtojnë pije energjike kanë shpërndarë pije jo alkolike për pjesmarrësit.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe qytetarë të shumtë, pasi janë paisur me një biletë simbolike. Sipas kryetares së kësaj shoqate, dega Mirditë znj. Rajmonda Haxhia, të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet do të shkojnë për familjet që kanë persona më aftësi të kufizura. Ajo ka falenderuar edhe Bashkinë Mirditë për mbështetjen e saj, për aktivitetin e ditës së sotme.