Koordinatore për të Drejtën e Informimit të Bashkisë Mirditë.

Alsida Keli.

Cel: 0696111750.

Email: alsida.keli@bashkiamirdite.gov.al

Adresa: Sheshi “Abat Doçi” Rrëshen Mirditë.

Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00

Kompetencat
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve;
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve;
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të ligjit 119/2014
e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të ligjit 119/2014, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.