Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar mbledhjen e radhës për muajin Janar, ku në rendin e ditës u paraqitën një sërë projekt/vendimesh, të cilat pas diskutimit nga këshilltarët u miratuan:

  1. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për shpronësim, për interes publik të pronarit të pasurisë të paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit zgjerimi i varrezave të qytetit Rrëshen” të bashkisë Mirditë ;
  2. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Propozim për bonus strehimi miratimin e një niveli më të lartë të të ardhurave për familjen e Zj.Mimoza Poveshi” ;
  3. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për shitjen e truallit me sip.280 m2 me numër pasurie 2/24, zona kadastrale 3224, qyteti Rrëshen” në pronësi të bashkisë Mirditë ;
  4. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “ Për miratim me bursë shteti të studentëve viti i 1-rë, për vitin akademik 2017-2018” ;
  5. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratim me bursë shteti për nxënësit e shkollave të mesme profesionale viti i 1-rë, për vitin shkollor 2017-2018” ;
  6. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e bursave për nxënësit e konviktit Rrëshen, shkolla 9-vjeçare dhe klasa e 10-të e mesme për vitin shkollor 2017-2018” ;
  7. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e bursave për nxënësit e shkollës së mesme Rrëshen, (konviktit Rrëshen) klasa e 11-të, dhe klasa e 12-të për vitin shkollor 2017-2018” ;
  8. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale-industriale Rubik, klasa e 10-të, për vitin 2017-2018” ;
  9. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale-industriale Rubik, klasa e 11-të dhe klasa e 13-të, për vitin shkollor 2017-2018” ;
  10. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratim fondi për shpenzime telefonike” ;
  11. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin në parim të hapjes së rrugës, nga rruga ekzistuese, që fillon nga Kroi i z.Ndue Marku deri në lagjen Lufaj në fshatin Zajs, njësi adm. Selitë” ;
  12. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin në parim të hapjes së rrugës, nga rruga kryesore (supestradë Rubik) deri në Kamzat e Shqopës” (Kulme), fshati Rrethi i Epër, njësia adm.Rubik ;
  13. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratim dhe përdorim të fondeve të trashiguara nga viti 2017”, bashkia Mirditë ;
  14. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 2.03 ha për vendosje kantieri dhe sheshe për depozitim materialesh, inerteve, 1.416 km për linjat gjatësore, kanale, tubacione, linja gjatësore shtrirje linjë elektrike të nëndheshme, dhe 2.0704 km për ndërtim rruge në vendin e quajtur ekonomia pyjore/kullosore Kunor-Valmor-Selitë, pjesë e fondit pyjor/kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 10 (dhjetë) vjeçar subjektit Seka Hydropower” shpk. ;
  15. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.03 ha për vendosjen e antenës dhe 0.98 km për rrugën në vendin e quajtur ekonomia pyjore Lugina e Fanit të Vogël, pjesë e fondit pyjor/kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 10(dhjetë) vjeçar subjektit Telecom Albania” Sha. ;
  16. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për dhënien në përdorim të 2.077 km për linjat gjatësore, kanale, tubacione, 0.15 km linja gjatësore, shtrirje linjë elektrike të tensionit të lartë dhe 0.419 km për ndërtim rruge në vendin e quajtur ekonomia pyjore Fan-Konaj,pjesë e fondit pyjor/kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 10(dhjetë) vjeçar subjektit Ediani” Shpk. ;
  17. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e datave 12-14 Janar 2018, në banesën e z.Gjergj Preng Prenga fshati Shtrungaj, njësia adm.Fan, bashkia Mirditë” ;
  18. P/vendim i Kryetarit të bashkisë “Për përdorim fondi rezervë”. ;