Komanda e focës mbështetëse të Ushtrisë Shqiptare, aktivitete humanitare në Mirditë.

Zv/ministri Petro Koçi inspekton punimet në segmentin Rrëshen-Ulzë.

kopertineNë kuadër të misionit ushtarak të Ushtrisë Shqiptare, “Stërvitja MIRDITA 2016” forcat e Batalionit të Njësisë Mbështetëse, po kryejnë një seri aktivitetesh humane. Ndërsa pak ditë më parë ushtarakët e këtij misioni kanë dhuruar gjak për spitalin e Rrëshenit, gjatë ditës së sotme  në bashkëpunim me “Big Market” dhe donatorë të tjerë, ata kanë dhuruar ndihma ushqimore për familje në nevojë dhe infrastrukturë guzhine për disa institucione në varësi të Bashkisë Mirditë.

I pranishëm në këta aktivitete ka qënë edhe zv/ministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi. Z. Koçi është pritur nga kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, në ambientet e konviktit të shkollës së mesme, ku komandanti i kësaj njësie kol. Fatmir Lokaj e ka njohur titullarin e lartë të mbrojtjes me aktivitetet humane në komunitet, aktivitete që sipas Lokajt kanë si qëllim afrimin komunitetit në nevojë me bisnesin dhe me ushtrinë.

Në këtë takim z. Dedaj ka falenderuar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Bashkinë Mirditë. Z. Dedaj theksoi se janë bërë dhe po bëhen investime në rrugë të ndryshme. E filluam më një urë në fshatin Katundi i Vjetër, në fshatin Malaj, për të vijuar me rrugën që do lidhë Mirditën me Ulzën.

Pas një ndalese në fshatin Rrushkull, ku Njësia e Komandës Mbështetëse dorëzoi ndihma në ushqime dhe veshje për një familje në nevojë, zv/Ministri Petro Koçi dhe kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj kanë inspektuar punimet në kantierin “Stërvitja Mirdita 2016”.

Komandanti i njësisë z. Lokaj i ka njohur dy drejtuesit e lartë me volumin e punimeve në rrugën me gjurme tërësisht të re. Tashmë rruga ka marrë formën e saj paraprake, ku në 16 km rrugë panoramike do të lidhen Mirdita me Ulzën, me përfitime të ndërsjellta në infrastrukturë dhe turizëm.

A.Ndoja

Zyra e shtypit.

DSC_1899 DSC_1904 DSC_1924 DSC_1930 DSC_1935 DSC_1940 DSC_1942 DSC_1949 DSC_1952 DSC_1962 DSC_1971