Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Month: December 2023

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Orosh.

 

 

Konsultimet me publikun në kuadër të hartimit të Buxhetit dhe miratimit të Paketës Fiskale për vitin 2024 vijuan sot gjithashtu dhe në Njësinë Administrative Orosh.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi, bashkë me stafin e tij drejtues si edhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Z. Aleksandër Picaku, ashtu si në njësitë e tjera administrative u mblodhën për të diskutuar së bashku me banorët për problematikat emergjente, që kanë të bëjnë kryesisht:
▪︎ Me ndërhyrje në infrastrukturë, asfaltim i rrugës hyrëse në qytetin e Repsit, si dhe mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave.
▪︎ Përmirësim i sitemit të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Njësisë Orosh.
▪︎ Ndriçim publik dhe hapësira të përbashkëta të përmirësuara.
▪︎ Një vëmendje të shtuar i kushtuam planifikimit të nevojshëm të ndërhyrjeve në segmentet rurale rrugore, që lidhin fshatra dhe pjesë të ndryshme të zonës me njëra -tjetrën.

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Fan.

 

 

Në Njësinë Administrative Fan vijuam sot konsultimet publike me banorët dhe gjithë të interesuarit mbi hartimin e Buxhetit 2024 dhe miratimin e Paketës Fiskale 2024.
Diskutuam për prioritetet e investimeve në zonë si dhe dëgjuam të gjitha mendimet për t’i patur në vëmendje gjatë hartimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm.
▪︎ Nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj njësie me rrugën kryesore dhe me njësinë qendër ku ndodhet shkolla dhe qendra shëndetësore.
▪︎ Nevojë për përmirësim të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për disa nga fshatrat si dhe në shkollën e mesme Fan.
▪︎ Nevojë për përmirësim të sistemit vaditës dhe vendosje tombinash në disa vende problematike.

Diskutojmë dhe vendosim së bashku!

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Kthellë.

Sot në konsultimin publik për miratimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2024 me banorët e Njësisë Administrative Kthellë.
Së bashku për të degjuar dhe konsultuar nevojat dhe kërkesat e komunitetit, në menyrë që të mund të vendosim piketat tona kryesore.
Mbajtëm shënim gjithashtu shqetësimet e shumta të prezantuara nga banorët dhe sipëmarrjet të cilat do t’i përfshijmë në projekt-buxhet!
Duke filluar nga investimet publike në infrastrukturën rrugore, që lidh Rrëshenin me të gjithë fshatrat përgjatë segmentit rrugor Rrëshen- Perlat, si dhe rrugët qe lidhin fshatrat ndërmjet tyre.
-Përmirësim dhe mirembajtje e sistemit vaditës.
-Nevojë imediate për një qendër shëndetësore me kushte optimale dhe furnizim me ujë të pijshëm.

       

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Selitë.

Vijuam konsultimin publik me banorët e Njësisë Administrative Selitë, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.

Së bashku me banorët dëgjuam e diskutuam një sërë problematikash për të renditur një listë prioritetesh për Buxhetin e vitit 2024.

-Sistemimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Rrëshen – Kurbnesh, si dhe të rrugëve lidhëse të fshatrave: Zajs, Selitë, Bardhaj, Lufaj, Lëkundë, Kthellë e Epër etj.

– Sistemimin e rrugës për te Kisha dhe varrezat e Kthellës së Epërme si dhe pastrimin e gjithë sipërfaqeve të varrezave.

– Pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse.

Konsultimi Publik me banorët e Njësisë Administrative Kaçinar

       

          

Bashkia Mirditë ka zhvilluar me date 30 nëntor konsultimin publik me banorët e njësisë Administrative Kaçinar, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.
Banorët shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre ku ndër kryesoret ishin:
– Sistemimi i segmentit rrugor Rrëshen – Kaçinar dhe rrugëve të fshatrave.
– Rregullimi i urave të shembura, turbinave të bllokuara dhe kanaleve vaditëse.
– Krijimi i një tregu në Rrëshen për shitjen e prodhimeve të zonës.