Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Marshimi kundër dhunës me bazë gjinore në Mirditë.

“Investo për të parandaluar dhunën” ishte motoja që mblodhi bashkë nxënës, prindër, mësues, qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, dhe organizata në marshimin ndërgjegjësues që filloi nga oborri i shkollave 9 vjeçare për të vijuar nëpër rrugët e qytetit dhe për tu përmbyllur në sheshin “Abat Doçi”.

Me pankarta në duar ata dhanë mesazhe sensibilizuese për parandalimin e dhunës.

Marshimi u organizua në kuadër të 16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me NJVKSH Mirditë, ZVAP, shoqatën Vizion OJF dhe fondacionin Mary Ward Loreto.

 

   

              (more…)

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Rubik

Me datë 05.12.2023 vijuam konsultimin publik me banorët e Njësisë Administrative Rubik, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.

Së bashku me banorët dëgjuam e diskutuam një sërë problematikash për të renditur një listë prioritetesh për Buxhetin e vitit 2024.

– Përmirësimin e hapësirave publike si: kënd lojrash për fëmijë, stola për të moshuarit, ambjente sportive etj.
-Sistemimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave të kësaj njësie.

– Nevojë për zgjerim dhe pastrimin e sipërfaqeve të varrezave.

– Pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

 

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Orosh.

 

 

Konsultimet me publikun në kuadër të hartimit të Buxhetit dhe miratimit të Paketës Fiskale për vitin 2024 vijuan sot gjithashtu dhe në Njësinë Administrative Orosh.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi, bashkë me stafin e tij drejtues si edhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Z. Aleksandër Picaku, ashtu si në njësitë e tjera administrative u mblodhën për të diskutuar së bashku me banorët për problematikat emergjente, që kanë të bëjnë kryesisht:
▪︎ Me ndërhyrje në infrastrukturë, asfaltim i rrugës hyrëse në qytetin e Repsit, si dhe mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave.
▪︎ Përmirësim i sitemit të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Njësisë Orosh.
▪︎ Ndriçim publik dhe hapësira të përbashkëta të përmirësuara.
▪︎ Një vëmendje të shtuar i kushtuam planifikimit të nevojshëm të ndërhyrjeve në segmentet rurale rrugore, që lidhin fshatra dhe pjesë të ndryshme të zonës me njëra -tjetrën.

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Fan.

 

 

Në Njësinë Administrative Fan vijuam sot konsultimet publike me banorët dhe gjithë të interesuarit mbi hartimin e Buxhetit 2024 dhe miratimin e Paketës Fiskale 2024.
Diskutuam për prioritetet e investimeve në zonë si dhe dëgjuam të gjitha mendimet për t’i patur në vëmendje gjatë hartimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm.
▪︎ Nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj njësie me rrugën kryesore dhe me njësinë qendër ku ndodhet shkolla dhe qendra shëndetësore.
▪︎ Nevojë për përmirësim të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për disa nga fshatrat si dhe në shkollën e mesme Fan.
▪︎ Nevojë për përmirësim të sistemit vaditës dhe vendosje tombinash në disa vende problematike.

Diskutojmë dhe vendosim së bashku!

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Kthellë.

Sot në konsultimin publik për miratimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2024 me banorët e Njësisë Administrative Kthellë.
Së bashku për të degjuar dhe konsultuar nevojat dhe kërkesat e komunitetit, në menyrë që të mund të vendosim piketat tona kryesore.
Mbajtëm shënim gjithashtu shqetësimet e shumta të prezantuara nga banorët dhe sipëmarrjet të cilat do t’i përfshijmë në projekt-buxhet!
Duke filluar nga investimet publike në infrastrukturën rrugore, që lidh Rrëshenin me të gjithë fshatrat përgjatë segmentit rrugor Rrëshen- Perlat, si dhe rrugët qe lidhin fshatrat ndërmjet tyre.
-Përmirësim dhe mirembajtje e sistemit vaditës.
-Nevojë imediate për një qendër shëndetësore me kushte optimale dhe furnizim me ujë të pijshëm.

       

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Selitë.

Vijuam konsultimin publik me banorët e Njësisë Administrative Selitë, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.

Së bashku me banorët dëgjuam e diskutuam një sërë problematikash për të renditur një listë prioritetesh për Buxhetin e vitit 2024.

-Sistemimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Rrëshen – Kurbnesh, si dhe të rrugëve lidhëse të fshatrave: Zajs, Selitë, Bardhaj, Lufaj, Lëkundë, Kthellë e Epër etj.

– Sistemimin e rrugës për te Kisha dhe varrezat e Kthellës së Epërme si dhe pastrimin e gjithë sipërfaqeve të varrezave.

– Pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse.

Konsultimi Publik me banorët e Njësisë Administrative Kaçinar

       

          

Bashkia Mirditë ka zhvilluar me date 30 nëntor konsultimin publik me banorët e njësisë Administrative Kaçinar, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.
Banorët shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre ku ndër kryesoret ishin:
– Sistemimi i segmentit rrugor Rrëshen – Kaçinar dhe rrugëve të fshatrave.
– Rregullimi i urave të shembura, turbinave të bllokuara dhe kanaleve vaditëse.
– Krijimi i një tregu në Rrëshen për shitjen e prodhimeve të zonës.

Ambasadori i Austrisë vizitë zyrtare në Mirditë.

Bashkia Mirditë priti në një vizitë zyrtare, Shkëlqësinë e tij Dr. Christian Steiner Ambasador i Austrisë në Shqipëri.

Vizita e Ambasadorit të Austrisë Christian Steiner ishte në kuadër të projekteve të zbatuara dhe bashkëpunimeve për zhvillim.

Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi shprehu mirënjohje ndaj Austrisë për ndihmën e treguar me projektet zhvillimore të vazhdueshme për Mirditën.

Gjithashtu u ndalëm te sfidat me të cilat përballen sot banorët e Mirditës, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që Mirdita ka.

Investimi në përmirësimin e infrastrukturës ruarale dhe kanaleve vaditëse do të ndihmonte në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë.

Vizita vijoi në zonën e re zhvillimore në Rrëshen, ku Agjencia Austriake për Zhvillim ka ndërtuar 35 banesa për familjet, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i vitit 2019 -të.

Takim me përfaqësuesin e Dhomës Zejtare të Dortmundit, në kuadër të Projektit Federal për Shqipërinë mbi Partneritetin e Arsimit Profesional.

Me datë 10 nëntor Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi është takuar në ambientet e Shkollës Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” me Koordinatorin e projektit PAP – Shqipëri, z. Franc Musolli, në praninë e Padre Michele Leovino – Drejtori i Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”, z. Luigj Gjergji – Drejtori Didaktik i Shkollës dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i projektit PAP-Shqipëri si dhe Padre Umberto Boero – Zv. Drejtor dhe Përgjegjës i Njësisë së Zhvillimit të Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”.

Fokusi i takimit ka qënë zhvillimi i mundësive të bashkëpunimit në mes Bashkisë Mirditë dhe Shkollës Profesionale në kuadër të këtij projekti dhe impaktin e mundshëm që mund të ketë ky bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të Mirditës.

Në fjalën e tij z. Melyshi ka falenderuar z. Musolli për këtë projekt kaq të rëndësishëm për zhvillimin e ofertës profesionale dhe impaktin e madh që ka në punësimin e të rinjve dhe rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik të familjeve në Mirditë dhe në shumë rrethe të Veriut të Shqipërisë, duke siguruar nga ana e Bashkisë bashkëpunimin aktiv për t’u ardhur në ndihmë personave të papunë dhe ndërmarrjeve të reja në territor.

Gjithashtu z. Melyshi ka falenderuar drejtuesit e Shkollës Profesionale “Shën Jozefi” për aktivitetin e vazhdueshëm të rëndësishëm në formimin profesional dhe në zhvillimin e partneritetit Shkollë-Sipërmarrje private për punësimin e të rinjve si dhe për të gjitha veprimtaritë sociale dhe kulturore që zhvillon në të mirë të komunitetit të Mirditës dhe më gjërë.

Palët në takim kanë konkluduar për banorët e Bashkisë Mirditë si në vijim:

Mundësinë e regjistrimit falas të personave të papunë, banorë të Bashkisë Mirditë, në kurset afatshkurtra që shkolla mundëson si qendër kursesh profesionale.

Këto kurse janë në fushën e Elektrikes, 3 dhe 9 mujore, në fushën e Mekanikës 3 mujore, Hidraulikes 3 mujore si dhe Informatikes 3 mujore.

Po ashtu, dy herë në vit në Shkollë zhvillohet kursi dyjavor i saldimit me certifikim ndërkombëtar në të cilin Bashkia Mirditë mund të regjistrojë personat që kanë dëshirë të formohen në këtë zanat kaq të kërkuar në tregun e punës, një ofertë punësimi e sigurtë brenda vendit.

Personat e interesuar mund të paraqiten pranë Sekretarisë së Bashkisë Mirditë për detajet dhe dokumentacionin e nevojshëm për të ndjekur falas këto kurse profesionale.

Gjatë takimit Kryetari i Bashkisë Mirditë ka siguruar gjatë këtij takimi edhe mundësinë e trajnimit profesional falas të personelit të shërbimeve publike në sektorë të ndryshëm nga ana e mjeshtrave nga Gjermania në profilet: Hidraulikë, Mekanikë, Elektrikë dhe Saldim.

Z. Musolli i ka paraqitur Kryetarit të Bashkisë edhe angazhimin e partnerëve në projektin PAP-Shqipëri për të organizuar dhe zhvilluar, brenda periudhës së dytë 3 vjeçare të projektit, kurse 2-3 ditore në fushën e elektroteknikës, automekanikës dhe hidraulikës, për kompetenca profesionale të reja të tregut të punës në këto sektorë, duke ju ofruar ndërmarrjeve private zhvillimin profesional të punonjësve të tyre për shtimin e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Bashkëpunimi me Bashkinë Mirditë edhe në këtë aspekt do t’u mundësonte ndërmarrjeve private mundësinë e ndjekjes së këtyre kurseve pa pagesë.

Drejtori i Shkollës ka falenderuar z. Musolli për iniciativën e takimit dhe për vazhdimësinë e këtij projekti kaq të rëndësishëm për veprimtarinë e “Shën Jozefit” në të mirë të territorit.
Në fjalën e tij Padre Michele Leovino ka theksuar me vlerësim vazhdimësinë e bashkëpunimit që institucioni “Shën Jozefi” ka me të gjitha institucionet publike lokale ndër vite si dhe i ka siguruar Kryetarit të Bashkisë, i cili e njeh aq mirë aktivitetin e kësaj shkolle, vazhdimësinë e kësaj tradite bashkëpunimi gjithnjë e më efikase në të mirë të banorëve të Mirditës.

Në fund të takimit, për një zhvillim sa më të frytshëm të këtij bashkëpunimi, z. Musolli ka ftuar z. Melyshi për një vizitë të një delegacioni të Bashkisë Mirditë tek Dhoma Zejtare në qytetin e Dortmundit, për të shqyrtuar dhe promovuar mundësi të reja të bashkëveprimit me institucione gjermane për zhvillim ekonomik, me projekte dhe iniciativa të tjera të rëndësishme.

Zëvëndës Shefi i Misionit të Zvicrës vizitë në Bashkinë Mirditë.

Kishim kënaqësinë të mirëprisnim dje në Bashkinë Mirditë në një vizitë zyrtare, Zëvendës Shefin e Misionit të Zvicrës në Shqipëri z. Philipp Arnold.

Vizita e Zëvëndës Shefit të Misionit Zvicerian vjen vetëm një muaj nga vizita e fundit e Shkëlqësisë Ruth Huber në Mirditë në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimeve me bashkinë Mirditë.
Në këtë vizitë Zëvëndës z. Philipp Arnold shoqërohej nga ekipi i projektit Financat Lokale.

Bashkia Mirditë është pjesë e projektit Financat Lokale prej vitesh, projekt i cili ka si qëllim përmirësimin e manaxhimit të financave vendore (MPV) në Shqipëri, mundësimin e një disipline financiare, përdorimin efiçent të burimeve, dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Kryetari i Bashkisë Mirditë i falenderoi për vizitën si dhe shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite nga Qeveria Zvicerianë për zhvillimin e zonës së Mirditës.
Gjithashtu u ndal në prioritetet kryesore që synon të arrijë në zhvillimin ekonomiko- social, arsimin, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin malor, dhe menaxhimin e mbetjeve.

Bashkia Mirditë do të vazhdojë të bashkëpunojë me ekipin e Financave Lokale, për të zhvilluar dhe për të aplikuar proceset e MFP për të pasur të ardhura më të larta, si dhe për të formuluar një buxhet pranë nevojave të qytetarëve.